25,04,2024

Kryetari klubit Grainca i gëzohet fitores së KF Ferizaj, uron futbollistët dhe trajnerin Bylbyl Sokoli

Must Read

Ka përfunduar ndeshja në Mitrovicë, skuadra ferizajase ka arritur një fitore të madhe me rezultat 1:2.

Me këtë fitore skuadra ferizajase  është afër arritjes së objektivit – mbetjes në Superligë pa barazh.

 Deri në fund të këtij sezoni janë edhe dy ndeshje, ndërsa mbetjen në Superligë e sigurojnë edhe matematikisht nëse arrijnë vetëm 1 fitore në këto dy ndeshjet e fundit, ndaj KEK-ut në udhëtim dhe Gjilanit si vendas.

Vazhdon forma e jashtëzakonshme e klubit ferizajas, gjithashtu edhe lojë të bukur, angazhim dhe rezultate shumë pozitive. Golashënues sot ishin Dardan Çerkini (1) dhe Ermal Krasniqi (1).

Kësajë fitore i është gëzuar edhe kryetari  i klubit Mustafë Grainca

“Zemrën mal na e bëtë!.Faleminderit djelmosha, faleminderit Bilbil Sokoli!. Urime Ferizaj!
FITORE E MADHE!” ka shkruar Grainca.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img