19,04,2024

Kryetari Aliu viziton objektin në ndërtim të gjimnazit “Dr. Shaban Hashani”

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu sot ka vizituar objektin në ndërtim të gjimnazit “Dr. Shaban Hashani” i cili po ndërtohet në kompleksin e shkollave të mesme afër Palestrës së sporteve “Bill Clinton”

Aliu ka bërë të ditur se me ndërtimin e kësajë shkolle do të krijohet hapësirë edhe për nxënësit e shkollës fillore “Gjon Serreçi” e cila do të kalojë në objektin aktual të gjimnazit shoqëror.

“Ndërtesa e re e Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Dr. Shaban Hashani” po ngre shtat buzë kampusit të shkollave në ndërtim, që po bëjmë pranë Palestrës së Sporteve.

Ndërtimi i saj i hap rrugën zhvendosjes së shkollës “Gjon Serreçi” në objektin e tanishëm të Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Dr.Shaban Hashani”, kurse këtë të fundit e zhvendos në një nga hapësirat më moderne shkollore që po ndërtohet.

Një themel i ri për breza të panumërt të nxënësve, tashmë po jetësohet” ka shkruar kryetari Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img