20,04,2024

Kryetarët e komunave: Shpërndarja buxhetore për komunat nuk është e barabartë dhe e drejtë

Must Read


Kryeministri i Kosovës bashkë më tre ministria të kabinetit të tij kanë takuar kryetarët e komunave të Kosovës gjatë ditës së sotme, raporton Gazeta Blic.Në këtë takim Kurti u tha kryetarëve të komunave që të punojnë më shumë në shërbim të qytetarëve duke se thënë se 100 milionë euro më shumë janë ndarë për komunat me buxheti ne vitit 2023.
Por ka qenë kryearti I Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu i cili në emër të këtij institucioni ka kritikuar Qeverinë Kurti për ndarjet buxhetore e anulimi ne shumë projekteve të komunave për shkak të mungesës së buxhetit .“Lidhur me buxhetin komunal, është deklaruar që buxheti për komuna do të jetë rreth 660 milionë euro e që krahasimisht me vitet 2021 dhe 2020, shprehur në përqindje, rezulton se ky buxhet aktual, është më i vogël sesa vitet e lartcekura, gjë që konsideroj se është e padrejtë kur dihet se niveli lokal është porta e parë e çdo kërkese qytetare, kërkesat janë vazhdueshëm në rritje, andaj edhe Qeveria duhet të shtoj buxhetet për komunat”, ka thënë ndër të tjera Agim Aliu.
Fjalimi i plotë i Agim Aliut:Fjala e Kryetarit të Asociacionit të Komunave .Agim Aliu në takimin e Kryetarëve me Kryeministrin e Kosovës
I nderuar Kryeministër Kurti;Të nderuar Ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës;
Të respektuar Kryetarë të Komunave dhe përfaqësues të Komunave të Kosovës;
Zonja dhe Zotërinj!Edhe ky takim si dhe takimet tjera me nivelin qendror, janë të mirëseardhura gjithmonë dhe si të tilla, ne Kryetarët e Komunave i kemi kërkuar edhe invidualisht por edhe si Asociacion i Komunave, duke pritur natyrisht edhe rezultate konkrete nga këto takime.
Në këtë kuadër, në shtator të vitit që shkoi, patëm takimin tonë, nga ku adresuam disa kërkesa.
Më lejoni të nderuar të pranishëm, të rikujtoj disa nga këto kërkesa dhe stadin se ku kanë mbërritur ato nga takimi i fundit yni deri në këtë takim.
Kemi kërkuar të dijmë arsyet e ndërprerjes apo anulimit të projekteve të caktuara, deri më tani, nuk kemi marr përgjigje përfundimtare për shumë nga to.Gjithashtu, kemi kërkuar mbështetjen e Qeverisë që të ndahet buxhet shtesë për komunat, që të përballohen kostot financiare si rrjedhojë e Kontratave Kolektive e të cilat paguhen nga buxhetet komunale, edhe kjo nuk ka ndodhur, ndonëse jemi në dijeni të hapave të Qeverisë për ndërprerjen e kontratave kolektive.
Vazhdon të mbetet e parealizueshme, mundësia për themelimin e Ndërmarrjeve Publike Lokale sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike, problematikë që gjithashtu e ngritëm në takimin e shtatorit.Sfiduese dhe e rëndësisë jetike për qytetarët, është edhe furnizimi me barna nga lista esenciale, përgjegjësi kjo e Ministrisë së Shëndetësisë, por që deri më tani, jemi të gjithë dëshmitarë që mbetet e pazgjidhur kjo sfidë për të gjitha komunat.

Të nderuar të pranishëm!
Në takimin e shtatorit të vitit 2022, diskutuam edhe për Grantin e Katërt për Komunat, saktësisht procedimin e Ligjit për Financa Lokale, i cili qysh në vitin 2021 është përfunduar nga Grupi Punues, por që çuditërisht, ndodhi e kundërta.
Pak ditë pas takimit tonë, më 30 shtator, Qeveria e Republikës së Kosovës, mori vendim që të tërheq nga strategjia legjislative këtë projektligj, pa dhënë një shpjegim të qartë për komunat dhe për këtë grant, i cili padyshim paraqet rëndësi vitale për komunat.
Lidhur me buxhetin komunal, është deklaruar që buxheti për komuna do të jetë rreth 660 milionë euro e që krahasimisht me vitet 2021 dhe 2020, shprehur në përqindje, rezulton se ky buxhet aktual, është më i vogël sesa vitet e lartcekura, gjë që konsideroj se është e padrejtë kur dihet se niveli lokal është porta e parë e çdo kërkese qytetare, kërkesat janë vazhdueshëm në rritje, andaj edhe Qeveria duhet të shtoj buxhetet për komunat, duke ngritur substancialisht fondet për investimet kapitale dhe mallrat e shërbimet që të mundësohet përfshirja më e gjerë e kërkesave qytetare në planifikimet tona investive.Të nderuar të pranishëm!
Jam i bindur, e kjo duket qartë që shpërndarja buxhetore, flas për kategorinë e investimeve kapitale për komunat, nuk është e barabartë dhe e drejtë. Komunat e mëdha, janë fare pak të përfshira në projektet kapitale të ministrive përkatëse, flas për projektet e reja të planifikuara në kuadër të buxhetit 2023.
Ministritë, duhet të planifikojnë barabarësisht shpërndarjen e fondeve publike përmes projekteve, duke përfshirë të gjithë komunat, gjykuar nga pesha, nevoja e rëndësia që paraqesin ato projekte për qytetarët e komunave përkatëse.Të nderuar të pranishëm!
Në harkun kohor ndërmjet dy takimeve tona, të shtatorit 2022 dhe të këtij sot, kemi pasur edhe zhvillime të atilla që kanë vështirësuar punën e nivelit lokal.
Projektligji për Prokurimin Publik ende nuk është proceduar e ku mirëfilli dihet se çdo vonesë në këtë drejtim, shkakton telashe në nivelin lokal.Patëm gjithashtu, një tentativë që mjetet buxhetore të pashpenzuara të komunave të kthehen mbrapsht si rishpërndarje, qasje kjo e padrejtë e jo ligjore. Tendenca e marrjes së të hyrave vetanake nga Ministria e Financave, punës dhe transfereve ishte e pakuptimtë për neve si autoritete lokale dhe ndoshta ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake nga viti 2021, pra para vitit 2022.
Ministër Murati, në ligjin për ndarje buxhetore për vitin 2023 thuhet që bilancet e pashpenzuara të të hyrave vetanake të komunave nga viti fiskal 2022 të depozituara në Fondin e Kosovës dhe të regjistruara në SIMFK (Sistemin Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës) si ndarje buxhetore për një komunë ndahen për vitin fiskal 2023 sipas autorizimeve të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike.Kjo është hera e parë që ky nen ndryshohet në krahasim me vitet paraprake ku nuk është kufizuar bartja e mjeteve për vitin paraprak por gjithmonë është theksuar për vitin paraprak por edhe vitet paraprake, pra në këtë rast është dashur të jetë për vitin 2022 dhe vitet paraprake ashtu siç ka qenë në vitin 2022 ku në ligj është thënë për vitin 2021 dhe vitet paraprake.
Do të ishte i mirëseardhur një sqarim më detajues nga Ministri i Financave si dhe arsyet që çuan në këtë qasje.
Komunat gjithashtu vazhdojnë të kenë problemin me pronat e administruara nga AKP, madje veçanërisht me pronat e Ekonomisë Pyjore, ku si ublic trajtohemi njëlloj sikurse qytetarët në aspektin e qiradhënies, pavarësisht se projektet tona janë në interes ublic dhe I kontribojnë ruajtjes dhe rritjes së vlerës së pronës së caktuar, gjë që pamundëson zhvillimin e shumë projekteve, sfidë kjo që kërkon zgjidhje të shpejtë e përfundimtare nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.Të nderuar të pranishëm,
Këto tema, që sot u ngritën, u diskutuan dhe u ri-diskutan përsëri, janë vetëm disa nga shqetësimet që kanë komunat. 20 (njëzetë) kolegjiumet e AKK-së që nga arsimi, shëndetësia, inspektorët komunal, administrata dhe kolegjiumet tjera që funksionojnë në kuadër të AKK-së kanë brenga.Na duhet bashkëpunim dhe koordinim më i madh në mënyrë që të kemi një qeveri lokale të fuqishme ashtu siç është e paraparë edhe në Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe ashtu siç meritojnë qytetarët tanë.
Mbesim me shpresë që çështjet dhe sfidat të cilat u ngritën sot nuk do të mbesin të pashqyrtuara. Asociacioni i Komunave të Kosovës është aleat e mbështetës i fuqishme i çdo reforme të ndërmarrë, natyrisht duke qenë bashkërisht realizatorët e saj, me përvojat që ka niveli lokal dhe vendimmarrjen e mbështetjen që kërkohet nga niveli qendror.Me shpresën që kjo qasje e deritanishmë të ndryshoj pozitivisht, presim që bashkërisht të punojmë për ta sendërtuar besimin e qytetarëve, në vepra publike, në plotësim të kërkesave të tyre, në realizim të nevojave zhvillimore që kanë komunat tona.
Ju faleminderit!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img