25,04,2024

Kryeprokurori Jashari: Kallëzime penale edhe ndaj zyrtarëve të lartë të Ferizajt

Must Read

Ferizaj.27.03.2017. Akuzave te njëpasnjëshme të partive opozitare, që kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, ka punësuar gruan e tij pa konkurs në çerdhen publike, më në fund iu përgjigj vetë kryeprokurori Shukri Jashari. Ai për Televizionin Tema, thotë se gruaja e tij është punësuar aty  para se ai të zgjedhet në këtë pozitë, ndërkaq për akuzat që kryeprokurori nuk mund ta ushtroj rolin që ka, ndaj zyrtarëve të lartë për shkak të ndikimit që mund ta kenë pushtetarët,  Jashari thotë se kjo nuk qëndron aspak.

“Është e vërtetë që bashkëshortja ime është punësuar, por është punësuar në shtator të vitit 2016 dhe atë në organizatën joqeveritare ‘’Caritas’’. Nuk është aspak e vërtetë që partitë politike më akuzojnë që e kam punësuar gruan në momentin kur e kam marrë këtë pozitë, gjithçka mund të vërtetohet po të shkojnë në Drejtorinë e Arsimit dhe ta shikojnë listën e pagave, se a figuron emri i gruas time. Unë nuk po di pse kanë filluar këto thënie”, tha kryeprokurori Jashari.

Përveç kësaj, opozitarët ferizajas kanë akuzuar të parin e Prokurorisë së këtushme se nuk po e heton asnjë rast që partitë politike dhe shoqëria civile po i ngrit publikisht ndaj keqmenaxhimeve  që po bëjnë komunarët e Ferizajt. Edhe këtu, kryeprokurori Jashari ka një përgjigje.

“Ne nuk jemi në shërbim të partive, por jemi në shërbim të popullit, çdo rast që vjen këtu nuk do të thotë se ne dalim dhe i njoftojmë partitë politike, konkretisht PDK-në me dalë e me i tregu se kush për çka është duke u hetuar. Të gjitha hetimet janë konfidenciale, kështu që ta kenë parasysh të gjithë, se të gjitha ankesat që janë ardhë këtu janë duke u trajtuar me një përkushtim shumë të veçantë dhe nuk do të ketë pardon për asnjë pushtetarë, pavarësisht se kush është, nëse ka prova që ka kryer një vepër penale. Shumë mirë e dinë edhe pushtetarët edhe qytetarët se nuk guxon askush të vjen për të intervenuar apo ndikuar në punën time”, u shpreh Jashari.

Jashari njoftoi se në duart e prokurorëve ferizajas janë disa kallëzime penale edhe për zyrtarë të lartë të pushtetit lokal.

“Në vazhdimësi unë i përcjelli edhe seancat e Kuvendit Komunal dhe i shqyrtoj me një vëmendje shumë të veçantë  dhe i konsultoj me kolegët. Është e vërtetë që ka kallëzime ndaj zyrtarëve, por ato nuk do t’i bëjmë publike pa siguruar prova të mjaftueshme.  Ka kallëzime edhe për më të mëdhenj, janë duke u trajtuar janë duke u shqyrtuar”, theksoi kryeprokurori Jashari.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, paralajmëroi se rastet që do t’i dërgojnë në gjykatë, do t’i publikojnë edhe përmes medieve, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img