20,04,2024

Kryeministri merr urime nga Edi Rama, Ilir Meta e Eliot Engel

Must Read

Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë urime nga krerët e shtetit shqiptar, si dhe senatori Eliot Engel.

“Menjëherë pas marrjes së besimit për ta udhëhequr Qeverinë e vendit, kam pranuar mijëra urime nga qytetarë, simpatizantë të AAK-së e të partive të tjera, nga diplomatë e përfaqësues shtetesh, nga të cilët ndër të parët ishin, Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, dhe Senatori Eliot Engel. Një falënderim i përzemërt për të gjithë ata”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj është zotuar se do të jetë në shërbim të qytetarëve e shtetit të Kosovës, dhe do të punojë për mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë kosovare, transmeton Koha.net.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës. Dje mora besimin për të udhëhequr Qeverinë e vendit në mandatin katërvjeçar. I falënderoj të gjithë ata që më besuan, por edhe ata që votuan kundër, sepse ky është thelbi i demokracisë”, shkruan Haradinaj.

Ai më tutje thotë se, “zotohem para jush qytetarë të dashur, se do të jem në shërbimin tuaj e të shtetit, dhe do të punoj me krejt qenien time për mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë kosovare. Qeveria që do ta drejtoj, do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, besimi, përkatësie politike apo ideologjie, dhe do të jetë më e gatshme se asnjëherë më parë që të bashkëpunojë ngusht më opozitën parlamentare, shoqërinë civile dhe median”.

Haradinaj ka thënë se, “nisja e re për Kosovën bëhet, vetëm duke qenë të bashkuar, e me besim në njëri tjetrin”.

Por, Kryeministri i ri, Ramush Haradinaj, ende nuk e ka marrë asnjë urime prej zyrtarëve ndërkombëtarë pavarësisht se votimi për Qeverinë e re është bërë një ditë më parë.

Në adresë të Shefit të ri të Qeverisë nuk ka shkuar asnjë urime as  prej ambasadorëve të akredituar në Prishtinë. Përfshirë ambasadorin amerikan, Greg Delawie, por as diplomatët tjerë nuk i kanë shkuar  Haradinajt për pozitën e re.

Burime të Express tregojnë se ndërkombëtarët kanë shprehur  skepticizëm për Haradinajt për shkak të temës së demarkacionit me Malin e Zi.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img