19,04,2024

KRM “Pastërtia”, gjatë 24 orëve do të operoj tri herë gjatë ditës

Must Read

Ferizaj.06.08.2018.Njoftohen të gjithë qytetarët ferizajas se KRM “Pastërtia”, gjatë 24 orëve do të operoj tri herë gjatë ditës sipas orarit të paraparë për grumbullimin e mbeturinave.

Nga e hëna deri të dielën duke filluar nga ora 07:00, 15:00 dhe në orën 21:00.

Rrugët që do të operohet gjatë tërë javës janë rruga: “Dëshmorët e Kombit”, rruga “12 Qershori”, rruga ”Ahmet Kaçiku”, “Hysen Tërpeza” rruga “Bajram e Gursel Sylejmani”, rruga “Sejdi Sejdiu”, rruga “Skënderbeu” dhe rruga “Ramadan Rexhepi”.

Në bazë të ligjit 04/L-060 për mbeturina, neni 34 i këtij ligji i obligohen të gjithë qytetarët që mbeturina t’i hedhin ne vendet e caktuara dhe po ashtu të bëjnë ndarjen e mbeturinave neper qese të najlonit dhe jo nëpër qese të marketeve, ndërsa amvisëritë duhet të bëjnë edhe ndarjen e mbeturinave në llojeve të ndryshme.

Në rast se nuk bëhet kjo ndarje, në bazë të Ligjit të Mbeturinave dhe nenit 73, parashihen edhe gjoba në të holla nga 2000 deri në 5000 euro.

Ju lutem që të respektoni këto orare, në mënyrë që qyteti jonë të jetë më i pastër!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img