26,04,2024

Kreatori i modës Musli Karaliti vazhdon me sukseset e ti në Shkup dhe Paris

Must Read

Instituti Ndërkombëtar i Modës “Izet Curi” për fundin e vitit shkollor ka organizuar ekspozitë me kreacionet e punuara nga studentët e këti instituti.

Të premten më 28 Qershor 2019 u mbajt ekspozita vjetore e krijimeve të modës, organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Modës “Izet Curi” në hapësirat e Hamamit të Daut Pashës në Shkup.
Ky është viti i katërt me radhë ku studentët prezantojnë njohuritë e tyre të shëndruara në krijime. “La Parisienne” ishte tema e ekspozitës këtë vit, në suazat e së cilës u paraqitën rreth 40 krijime, të dizajnuara dhe të bëra nga studentët e modelizmit dhe stilizmit , nën mentorimin e Prof. Izet Curi nga Parisi dhe lektorët: Prof. Laze Tripkov , Prof. Dominique Brunet, Prof. Elena Vangelovska dhe Prof. Nikola Eftimov.

Hapja e ekspozitës u bë nga ana e ambasadorit të Francës në Maqedoni z.Christian Thimonier dhe nga kryetari i Komunës së Çairit z.Visar Ganiu.
Studentët morrën çertifikata për arritjet vjetore. Një motivim shtesë ishin dhe shpërblimet nga Instituti Francez në Shkup, për tre studentët më të dalluar, gjegjësisht Marina Karcevska nga viti i parë, Melanija Nikoloska viti dytë dhe Musli Karaliti i vitit të tretë.
Këta tre studentë, si shpërblim kanë fituar një udhëtim në Paris ku do të kenë mundësi ta vizitojnë panairin e materialeve me të gjitha shpenzimet e mbuluara.
Musliu sukseset e ti I tregoi edhe në Paris në Shtator të vitit 2017 ku morri pjesë para komisonit francez “Fashion Federation” ku u certifikua si modelist dhe stilist .Ky komision i cili bën certifikimin e studentëve për mode,egziston që nga viti 1802 në Paris.Nga kjo periudhë Musli Karaliti ishte studenti më i ri që u certifikua nga ky komison.
Kujtojmë se Musli Karaliti që në moshën 13 vjeqare ka filluar të merret me modelizëm ndërsa ka filluar studimet për modë në moshën 14 vjeqare në Instituti Ndërkombëtar i Modës “Izet Curi” në Shkup.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img