20,04,2024

Kozniku thotë diçka shumë interesante për sfidën Kosovë-Kroaci

Must Read

Kozniku arriti që të shndërrohet në një legjendë duke arritur që të bëhet shqiptari i parë që merr pjesë në një Kampionat Botëror, duke u paraqitur në ‘Francë 98’ me Kroacinë. Ai e fitoi në këtë kampionat edhe medaljen e artë.

Kozniku ka një karrierë mjaft të pasur pasi që ka arritur të paraqitet edhe në klube të mëdha si Dinamo Zagreb dhe Hajduk Split.

Përfaqësuesja e Kosovës të enjten do ta zhvillojë ndeshjen e dytë eliminatore për Kampionatin Evropian ndaj Kroacisë teksa Kozniku ndjehet shumë i emocionuar për këtë ndeshje.

Ai flet ekskluzivisht për Arbresh.info. “Kosovën dhe Kroacinë i dua. U linda në Kosovë, u formova në Kroaci, duke luajtur me Hajdukun, Dinamon dhe Përfaqësuesen e Kroacisë, ku e arritëm vendin e tretë në Kampionatin Botëror ‘Francë 98’. Jam respektuar si i vetmi shqiptar në Kampionatin Botëror. Nesër është një ditë e madhe pasi që e kam pritur dhe ëndërruar gjatë këtë ditë”, rrëfehet ish-sulmuesi i lindur në Gjakovë.

Tutje, ai flet edhe për favoritët në takimin që luhet në ‘Loro Boriçi’.

“Nga ana sportive, Kroacia është favorite. Kosova është në ndërtim e sipër dhe duke e formuar ekipin. Po punohet mirë pasi që u arrit një pikë e madhe me Finlandën. Nëse humb Kosova, atëherë humb prej një ekipi që është ndër 10-të më të mirat në botë. Nesër fiton futbolli. Duhet falënderuar Kroacinë dhe miqtë e mi, Federatën e Kroacisë në krye me Davor Shukerin, falënderojë edhe Zvonimir Bobanin në FIFA dhe shtetin kroat që e ndihmuan Kosovën time. Nuk jam i ngarkuar me rezultat, dëshiroj dhe uroj që t’i presim miqtë tanë kroat si është më së miri. Nesër le të fitojë më i mirë”, përfundoi legjenda e futbollit shqiptar, Ardian Kozniku.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img