28,03,2024

Kosova kthehet nga Greqia me 4 medalje

Must Read

Bodibilderi Besard Maxharraj në kategorinë deri në 100 kg – shpallet Kampion në kategorin e vetë si dhe

KAMPION APSOLUT (më i miri në të gjitha kategorit e Bodibildingut)

Delegacionit të Kosovës në Kampionatin Ballkanit në Badibilding dhe Fitnes që është mbajtur në Corfu të Greqisë i ka prinë kryetari i  Federatës së Badibilldingut dhe Fitnesit, Esat Lata dhe Sekretari Gjeneral i FBBFK, Sabri Dragusha, gjithashtu edhe Nenkryetari i Komitetit Olimpik të Kosoves Gazmend Maxhuni.

Kosovën në këtë Kampionat Ballkanik e kanë përfaqësuar sportistët: Besart Maxharraj, Aldon Sadiku, Kushtrim Bajraktaraj, Flamur Grabovci, Florent Kadrolli e Blerta Brahimi. Ky kampionat ka përfunduar me 18 maj dhe Kosova ka fituar dy medalje të arta, një të argjendë dhe një të bronzt.

Këto janë rezultatet e garuesve të Kosovës

Rezultatet:

– Besard Maxharraj Bodibilding vendi i parë (1) në kat. -100 kg –

Dhe

KAMPION APSOLUT

– Kushtrim Bajraktaraj Bodibilding vendi i parë (1) kat. -85 kg.

– Aldon Sadiku vendi i dytë (2) kat. Classic Bodibilding kat. -180 cm.

– Flamur Gerbavci vendi i tretë (3) Classic Bodibilding kat.-175 cm.

– Blerta Ibrahimi Wellnes vendi i gjashtë (6)

– Florent Kadrolli vendi i shtatë (7) Classic Bodibilding kat. +180 cm.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img