Lajme

Kosovar i cili po synon asamblenë e Nju Jorkut


Publikuar më:


Demokrati Vedat Gashi filloi fushatën e tij për Qarkun e 94-të të Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut, i rrethuar me mbi njëqind anëtarë të familjes, miq dhe përkrahësit e komunitetit brenda rrethit të 94-të të Qarkut të Asamblesë. Veprimtaria u zhvillua në zyrën e fushatës së Gashit, në rrugën 345 Kear Street në Yorktown Heights.

“Po kandidoj sepse shkollat tona kanë rëndësi, rrugët tona janë të rëndësishme, spitalet kanë rëndësi. Është me rëndësi që ne po paguajmë taksat më të larta në vend, por nuk po rimarrim pjesën tonë të drejtë. Unë po kandidoj për asamble, sepse politikat federale po e dëmtojnë komunitetin tonë. Unë dua të jem asamblisti që do të jetë në gjendje të sjellë burime në komunitetin tonë, të përfshihem në të vërtetë gjatë procesit të buxhetit dhe të luftoj për financimin, që është një domosdoshmëri në rrethin tonë. Unë dua të shkoj në Albany dhe të sigurohem që do ta dorëzoj këtë për ju. Ata prej jush që më njohin në mënyrë profesionale dhe personale, e dinë që unë kurrë nuk largohem nga një luftë, dhe se unë nuk do të dorëzohem. Kjo është lufta dhe vendosmëria që planifikoj të sjell si asamblist. Jam i gatshëm të punoj për rrethin tonë “, ka thënë Vedat Gashi, kandidati Demokratik për Qarkun e 94-të të Asamblesë.

Jim Borkowski, kryetar i Komitetit Demokratik të Komunës së Putnamit ka vlerësuar lartë profilin e Vedat Gashit.
“Vedat Gashi është i jashtëzakonshëm. Qoftë duke punuar për gjyqtarën Sonia Sotomayor, ose duke ndihmuar në hartimin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Jeta e Vedatit i është kushtuar ligjit dhe i shërben publikut. Vedati është një njeri i mirë dhe i denjë për familjen dhe ai do të bëhet një asamblist i shquar “, tha Borkowski, kryetar i Komitetit Demokratik të Komunës së Putnamit.
“Unë e kam njoftuar Vedat Gashin gjatë fushatës së vitit 2017, për mbikëqyrësit e bordit të qytetit të Yorktown dhe anëtarëve të Këshillit. Menjëherë u impresionova me dhembshurinë e tij, energjinë, vëmendshmërinë dhe përvojën. Jo vetëm që bëri gjithçka që premtoi se do të bënte, ai solli më shumë miq, familjen dhe fqinjët për të ndihmuar. Ai menjëherë tregoi aftësinë e tij për të përmbushur angazhimet dhe për të krijuar marrëdhënie. Vedati gjithashtu ka të njëjtat shqetësime progresive që i kemi ne në ‘Indivisible YorktownNY’. Ai është pro kujdesit shëndetësor universal, legjislacionin e arsyeshëm të armëve për t’i mbajtur fëmijët dhe familjet tona të sigurta, për biznes dhe rritjen e vendeve të punës. Ai dhe familja e tij janë njerëz të suksesshëm të biznesit dhe ai u rrit pikërisht këtu në Yorktown. Vedati do të na shërbejë mirë në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut, sepse ai është i kujdesshëm, i dijshëm dhe ka përvojë në shërbim të komunitetit për të mirën e përbashkët “, tha Mark Lieberman, bashkëkryesues i Indivisible YorktownNY.
Ndërkaq, Lanny Gilbert, mbikëqyrës i qytetit Yorktown shfaqi besimin se Vedat Gashi do të punojë në të mirën e qytetarëve të qytetit Yorktown.
“Si mbikëqyrës kërkoj më të mirën për qytetin e Yorktown dhe shikoj ta arrij këtë përmes përpjekjeve jopartiake. Duke e thënë këtë, derisa përpiqem të punoj mirë me të gjithë përfaqësuesit e Yorktown-it, pavarësisht nga përkatësia partiake, jam i kënaqur që shoh një fytyrë të re që kërkon t’i shërbejë komunitetit tonë… Teksa e kam njohur Vedatin, e kam kuptuar se ai është një individ i integritetit, përvojës dhe dëshirës për t’i shërbyer qytetit që ai e quan shtëpi”, ka thënë Lanny Gilbert, mbikëqyrës i qytetit Yorktown

To Top