19,04,2024

Konfiskohen dhe asgjësohen afro 1 ton qumësht dhe nënprodukte të tij të prishura

Must Read

Ferizaj.26.05.2018. Me fuqizimin dhe mbështetjen e Inspektoratit Komunal me vendim të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, ky mekanizëm mjaft i rëndësishëm institucional po shënon suksese të jashtëzakonshme në garantimin e shëndetit publik për qytetarët ferizajas përmes kontrollit të vazhdueshëm të cilësisë së produkteve që ofrohen në treg në territorin e Ferizajt.
Paraditen e sotme, Inspektorati Komunal ka marr njoftimin nga Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia e Trafikut Rrugor në Ferizaj për ndalimin e një mjeti transportues që po bartte ngarkesa të mëdha të qumështit dhe nënprodukteve të tij, me dyshimin se po bartnin këtë ngarkesë pa plotësuar kushtet e transportit.
Inspektorati Komunal ka dalur menjëherë në inspektim të ngarkesës në këtë mjet transportues nga ku u konstatua se afro 1 ton qumësht dhe nënprodukte të tij janë të prishura, prishje që është shkaktuar përshkak mosplotësimit të kushte të transportit.
Përkitazi me këtë rast, Inspektorati Komunal ka bërë konfiskimin dhe asgjësimin e kësaj sasie dhe ka nisur procedurat e nevojshme pranë organeve të drejtësisë.
Sasia e konfiskuar dhe asgjësuar ishte e destinuar për shpërndarje në pika të ndryshme shitëse në Ferizaj.
Inspektorati Komunal falënderon Policinë e Kosovës, gjegjësisht Njësinë e Trafikut Rrugor për bashkëpunimin dhe vigjilencën ndaj këtyre rasteve, njëherazi inkurajon qytetarët ferizajas të denoncojnë rastet ku hasin në produkte të dyshimta në pikëpamje të cilësisë dhe kushteve të ruajtjes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img