25,04,2024

Konfiskohen 130 kg drogë në Ferizaj e Prizren, arrestohen 2 persona

Must Read

Policia e Kosovës ka identifikuar dy lokacione në të cilat është dyshuar për substanca narkotike, një depo ndodhej në Prizren ndërsa tjetra në Ferizaj. Në të dy depot është arritur të konfiskohet sasia narkotike prej 130 kilogramëve marihuanë. Për këto raste policia ka arrestuar dy të dyshuar A.S. viti i lindjes 1989 dhe L.P. viti i lindjes 1991.

Po ashtu edhe dy të dyshuar tjerë (identiteti i njohur për policinë) janë në kërkim nga policia, transmeton Express.

“Në të dy lokacionet janë konfiskuar gjithsejtë 315 Paketime me peshë totale prej 130 kg e 649.3 gram.

Marihuana ishte maskuar në dyer dhe dyshohet se destinacion e kishte Zvicrën.

Si të dyshuar janë arrestuar dy persona:

A.S. viti i lindjes 1989, mashkull, kosovar, shqiptar dhe

L.P. viti i lindjes 1991, mashkull, kosovar, shqiptar.

Me urdhër të Prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, njofton tutje policia.

Komunikata e plotë nga policia:

Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Gjakovë, gjatë punës operative dhe hetimeve të zhvilluara, ka arritur të identifikoj një depo në rajonin e Prizrenit, në të cilën dyshohej se ka substanca narkotike. Për këtë është njoftuar prokurori dhe nga ai është marrë leje për kontroll, ku gjatë kontrollit në depo në  10 dyer ku dyshohej për fshehje të narkotikëve.

Gjatë kontrollit në brendësi të dyerve nga druri janë gjetur: 144 paketime me nga 400 gram secila, me peshë totale  rreth 59 kg e 453.12 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Policia pas zgjerimit të hetimeve, më datë 28.10.2017 identifikon një lokacion (depo) të dytë në rajonin e Ferizajt dhe gjatë kontrollit në depo janë gjetur 11 dyer ku po ashtu dyshohej për fshehje të narkotikëve.

Në këtë rast në brendësi të dyerve nga druri janë gjetur: 171 paketime rreth 400 gram secila, me peshë totale  rreth 71 Kg e 196.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Në të dy lokacionet janë konfiskuar gjithsejtë 315 Paketime me peshë totale prej 130 kg e 649.3 gram.

Marihuana ishte maskuar në dyer dhe dyshohet se destinacion e kishte Zvicrën.

Si të dyshuar janë arrestuar dy persona:

A.S. viti i lindjes 1989, mashkull, kosovar, shqiptar dhe

L.P. viti i lindjes 1991, mashkull, kosovar, shqiptar.

Me urdhër të Prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Po ashtu edhe dy të dyshuar tjerë (identiteti i njohur për policinë) janë në kërkim nga policia.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img