18,04,2024

Konfirmohet: Policia e Kosovës dhe policia e Gjermanisë bastisën 6 lokacione në Ferizaj dhe Prishtinë

Must Read

Policia e Kosovës dhe Policia e Gjermanisë kanë bastisur gjashtë lokacione në rajonet e Prishtinës dhe Ferizajt të martën, me qëllim gjetjen e dëshmive për kryerjen e veprës penale “Pastrim të Parave”.

Në operacionin ku morën pjesë zyrtarë policorë gjermanë dhe kosovarë, mori pjesë edhe Prokuroria Speciale e Kosovës.

Policia e Kosovës ka thënë se operacioni i autoriteteve gjermane dhe kosovare në Prishtinë dhe Ferizaj përfundoi me sukses.

“Ju konfirmoj se, sot nga ora 11:00, Policia e Republikës së Kosovës, respektivisht Sektori për hetimin financiar në kuadër të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në bashkëpunim me Policinë e shtetit të Gjermanisë, kanë në proces të realizimit një operacion të përbashkët, nën mbikëqyrje nga një prokuror special vendas dhe një prokuror gjerman”, ka thënë Policia për Insajderin.

“Operacioni ka për qëllim gjetjen e dëshmive me qëllim të vërtetimit të veprës penale që ndërlidhet me “Pastrim të parave” Operacioni i referohet zbatimit të urdhëresë së lëshuar nga gjykata kompetente per kontroll/bastisje në gjashte (6), lokacione në dy qytete, në Prishtinë dhe Ferizaj dhe pas përfundimit do të njoftoheni për rezultatet e tij”, ka deklaruar Policia.

Burime të Insajderit brenda Policisë, kanë thënë se në operacionin masiv nga Policia e Krimeve Ekonomike, janë të përfshirë 13 zyrtarë policorë të Policisë së Gjermanisë. /Insajderi.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img