20,04,2024

Konfirmohet arrestimi i Mensur Safqiut

Must Read

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e aktorit Mensur Safqiut, i njohur për publikun me shumë role te “Stupcat”.
Zëdhënësja e Policisë, e kontaktuar nga Telegrafi, Flora Ahmeti ka konfirmuar arrestimin e aktorit

Megjithatë Ahmeti nuk ka dhënë shumë detaje rreth rastit pasi që “axha Shneq” është duke u intervistuar.

“Është arrestuar një person dhe policia është duke e intervistuar. Nuk e di nëse do të hapet ndonjë rast për të”, tha ajo.

Në fotografitë e siguruara nga KosovaPress shihet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Naim Frashëri”, ku policia kishte bllokuar rrugën për ta kontrolluar veturën e aktorit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img