25,04,2024

Komuna e Ferizajt: Parambrëmjet po organizohen nga nxënësit, prindërit të mbajnë përgjegjësinë vet

Must Read

Komuna e Ferizajt njofton se ditëve të fundit kanë filluar organizimet e të ashtuquajturave “parambrëmje” në shkollat e mesme të Ferizajt.

Sipas njoftimit, këto organizime nuk janë institucionale por nga grupet e nxënësve.

Prindërit njoftohen se duhet vet të mbajnë përgjegjësi për pjesëmarrjen e fëmijëve të tyre në këto mbrëmje.

Njoftimi nga Komuna e Ferizajt:

Ditëve të fundit, në disa nga shkollat e mesme të Komunës së Ferizajt, kemi pranuar informacione se kanë filluar organizime për ahengje të njohura gjerësisht si parambrëmje e maturës, andaj Komuna e Ferizajt, përmes këtij njoftimi, njofton drejtuesit e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit e veçanërisht prindërit, që organizimet e këtilla nuk janë organizime institucionale, të organizuara nga shkolla, porse janë organizime private të grupeve përkatëse të nxënësve.

Përkitazi me këtë, duke mos qenë organizim shkollor, njoftohen prindërit se përgjegjësia për pjesëmarrjen e fëmijëve të tyre në këto organizime është përgjegjësi e tyre, e për këto informacione, Drejtoria e Arsimit, ka vënë në dijeni edhe Policinë e Kosovës në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img