25,04,2024

Komuna e Ferizajt ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike para dhe pas festave të fundvitit

Must Read


Ferizaj ndalon  përdorimin e mjeteve piroteknike për festat e fundvitit, nga data 21 Dhjetor deri më 15 Janar

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, përmes një urdhërese  ka ndaluar përdorimin e  mjeteve  piroteknike në  vende të hapura publike, zona të banuara, rrugë, sheshe dhe tregje.

Sipas kësaj urdhërese kjo  ndalesë  vlen  për periudhën  nda data  21 Dhjetor 2019 deri më 15 Janar 2020. Përjashtim  bënë data 31 Dhjetor 2019 nga ora 23:00 deri  ora 00:30 të datës 1 Janar 2020 (Një orë e 30 minuta)

Sipas kësaj urdhërese  personat që bien  në kundërshtim me këtë  Urdhëresë do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi.

“Në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 53 të Statutit të Komunës së Prishtinës, Kryetari i Komunës së Prishtinës nxjerrë urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike. Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 21 dhjetor 2019 deri më 15 janar 2020”, thekson njoftimi.

Po ashtu bëhet e ditur se për zbatimin e urdhëresës do të kujdeset Drejtoria e Inspeksionit, ndërkaq qytetarët të cilët nuk e përfillin urdhëresën do të gjobiten.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img