24,04,2024

Komuna e Ferizajt investon mbi 200 mijë euro për asfaltimin e të gjitha rrugicave në fshatin Tërrn

Must Read

Ferizaj.15.09.2017. Banorët e fshatit Tërrn i janë gëzuar sot asfaltimit të gjitha rrugicave në fshatin fshatin e tyre.
Për t’i uruar këta banorë për plotësimin e infrastrukturës edhe në këtë lokalitet por edhe për të parë nga afër zhvillimin e punimeve sot fshatin Tërrn e vizitoi edhe i pari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa.

Ai me këtë rast tha se infrastruktura moderne është parakusht për shumë zhvillime tjera, prandaj tash e tutje edhe kjo pjesë do ta ketë më të lehtë të qarkullojë e të punojë
“Jemi sot këtu në fshatin Tërrn i cili për nga investimet ka qenë larg syve të pushteteve të pasluftës. Këto mungesë të investimeve ne aktualisht po mundohemi ta përmbushim me asfaltimin e të gjitha rrugicave të fshatit.
Këto rrugica në gjatësi janë rreth 3 kilometra kurse gjersinë e kanë nga 6 , 5 e 4 metra varësisht si është sipërfaqja në lokalitetet të ndryshme. Unë jam i lumtur që kemi arritur të kemi një bashkëpunim të frytshëm me banorët e fshatit Tërrn duke krijuar edhe kompromise për pronat e tyre të cilat janë liruar në dobi të interesit publik” deklaroi kryetari Svarqa.
Në takimin e sotëm me banorët e fshatit Tërrn kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa shprehu keqardhjen që projekti i rregullimit të rrugës kryesore që kalon nëpër fshatin Tërrn dhe e lidh atë me magjistralen Ferizaj –Prishtinë dhe Ferizaj- Shtime edne nuk ka filluar ende për shkak të pengesave të paraqituar në proceduart e prokurimit në nivelin qendror, ndërsa ka shpjeguar se në këtë rast komuna nuk ka pasur kompetenca që të ndërhyjë.

Sa u përket investimeve në fshatin Tërrn u bë e ditur se është punuar mjaft në pastrimin e lumenjëve dhe thellimin e tyre për t’i mbrojtur banorët edhe pasurinë e tyre nga vërshimet me të cilat është përballur një kohë të gjatë ky lokalitet.
Edhe Sabit Avdiu përfaqësues i fshatit Tërrn ka deklaruar se pushteti lokal i Ferizajt po asfalton për herë të parë të gjitha rrugicat e fshatit prandaj e ka quajtur ditë historike për banorët ditën e sotme.
Projekti i asfaltimit të rrugicave në fshatin Tërrn kap një kosto prej 200 mijë eurove dhe për pak ditë do të kryhen punimet në të gjitha pjesët.
Punimet në këtë projekt po realizohen nga kompania “Eskavatori”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img