25,04,2024

Komuna e Ferizajt  hap rrugë të reja përmes shpronësimit

Must Read

Ferizaj.29.06.2017. Është rrënuar sot një shtëpi private në afërsi të rrugës “Astrit Bytyqi” për t’u hapur një rrugë e re që lidh qendrën e Ferizajt me këtë pjesë.

Komuna e Ferizajt ka arritur që përmes shpronësimit të paguaj rreth 350 mijë euro dhe të zbatoje me përpikmëri planin urbanistik që parasheh hapjen e rrugëve të reja.

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa e vlerësoi mjaft të rëndësishëm gjithë këtë punë.

“Ne në fakt po realizojmë njërin nga planet urbanistike i cili është përcjellur që nga viti 1986 d m th kemi të bëjmë me realizim të projekteve që kanë qenë të parapara 40 vite më parë dhe të cilët janë bartur në secilin plan urbanistik dhe rregullues dhe të cilët nuk janë realizuar për shkak të mungesës së aftësisë së paraardhësve të mi. Kjo hapësire lidh rrugën “Astrit Bytyqi” përmes afërsisë së oborrit të shkollës “Gjon Serreqi” me rrugën ”Ahmet Kaçiku”. Ne me këtë po i krijojmë mundësi zonës së qytetit , qendrës edhe një lidhje me magjistralen Prishtine –Ferizaj , sepse ne tashmë e kemi lidhur rrugën “Astrit Bytyqi” me këtë magjistrale nëpërmjet lagjes së Bajraktarëve dhe në këtë pjesë po e realizojmë lidhjen më të mirë përmes shpronësimit dhe të gjitha procedurave që i kemi realizue dhe të cilat shpenzime i kanë krijuar një kosto prej 350 mijë eurosh buxhetit të komunës. Është një shpronësim me sipërfaqe prej 7 ari. Përkundër rezistencave që kanë pasur këta banorë për çmimin e shpronësimit dhe shumën, ne kemi qenë të vendosur që këtë ta realizojmë”, ka thënë kryetari Svarqa, duke falënderuar qytetarët dhe pronaret e kësaj shtëpie që jetojnë përkohësisht jashtë atdheut dhe që janë pajtuar të shpronësohet kjo pjesë edhe pse kanë shfaqur ankesat e tyre të cilat do të mund t’i adresojnë, nëpër organet kompetente siç janë gjykatat e nivele të tjera.

“Komuna është përcaktuar që t’i zbatojë planet urbanistike si pjesë e planit qeverisës që dalin nga programi ynë qeverisës dhe natyrisht për realizimin e interesit qytetar sepse kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Për fat të keq ne nuk kemi qenë të vëmendshëm që të shpronësojmë sasi më të madhe nga kjo sipërfaqe sepse këtu ka qen vend i përshtatshëm për ndërtimin e ndonjë rreth rrotullimi kurse për të ardhmen do t’ kemi parasysh në pjesë të tjera”, është shprehur kryetari Svarqa.

Komuna e Ferizajt është zotuar se në të ardhmen do të shtoj vëmendjen për të ndarë më shumë buxhet rreth shpronësimeve të tokave të cilat janë të nevojshme për projekte të tjera madhore. U theksua se deri më tani ka qenë një sfidë mungesa e buxhetit për këto projekte.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img