24,04,2024

Komuna e Ferizajt e para nga komunat e mëdha të Republikës së Kosovës me performancën më të mire gjatë 2019-tës

Must Read

Se përpjekja e pandalur e qeverisjes Aliu për ta bërë Ferizajn në çdo pore të jetës shoqërore më funksional, po jep frytet e saja. Janë qindra projekte, nisma, planifikime e aktivitete  të realizuara që ka realizuar qeverisja aktuale lokale e që po reflektohen në dokumente vlerësimi të performancës komunale.

Së fundmi, tashmë tradicionalisht, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka bërë publik Raportin e Performancës së Komunave të Republikës së Kosovës për vitin 2019. Nga pasqyrat e saja, Komuna e Ferizajt, renditet e para nga komunat e mëdha të Republikës së Kosovës me performancën më të mirë të matur në 19 fusha të shërbimeve publike, komunale.

Me 70.93%  shkallë të performancës, Komuna e Ferizajt lë prapa komunat më të mëdha të Kosovës, si Prishtina, Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica, Gjilani dhe Podujeva.

Madje, Komuna e Ferizajt është në radhët e para e në disa prej tyre, prijëtare edhe në matjet specifike për tregues, për fusha specifike, rezultat i cili pasqyrohet në raport.

Përkitazi me këtë, koordinatori i Performancës Komunale në Komunën e Ferizajt, Albion Sherifi tha se kjo shkallë performimi është tregues i saktë i gjithë veprimeve të ndërmarra nga qeverisja lokale në dobi të qytetarëve dhe përmirësimit të shërbimeve.

Me këtë shkallë të lartë të performancës komunale, Komuna e Ferizajt pritet të jetë përfituese e Grantit të Performancës – vlerë financiare kjo që do të investohet në projekte të ndryshme në dobi të qytetarëve.

Sistemi i Menaxhimit të Performancës Komunale, çdo vit mat fushat si: Shërbime Publike Administrative, Transparenca komunale, Përgjegjshmëria komunale, Barazia në punësim, shërbimet sociale dhe familjare, Kultura, rinia dhe sporti, Menaxhimi i fatkeqësive, Planifikimi hapësinor, Hapësirat Publike, Infrastruktura rrugore, Transporti Publik, Parkingjet publike, Uji i pijshëm, Kanalizimi, Menaxhimi i mbeturinave, Mbrojtja e Ambientit, Përfaqësimi gjinor, Arsimi parauniversitar, Kujdesi primar shëndetësor dhe Zhvillimi ekonomik lokal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img