20,04,2024

Komuna e Ferizajt drejt finalizimit të projektit për digjitalizimin e administratës komunale

Must Read

Komuna e Ferizajt drejt finalizimit të projektit për digjitalizimin e administratës komunale

Koordinatori i Këshillit ndërdrejtorial Mustafa Grainca së bashku me nënkryetarin Komunës dhe drejtorët e drejtorive që janë pjesë e këtij këshilli, sot kanë shqyrtuar finalizimin e projektit të digjitalizimit të administratës komunale, dhe më pas aplikimit tek ministrit gjegjëse.

Sot në një takim të këshillit ndërdrejtorial në komunën e Ferizajt është diskutuar për projektin e digjitalizimit të administratës komunale dhe lehtësirat që do të sjellë ky projekt tek qytetarët. Duke filluar nga aplikimet dhe kërkesat që bëhen drejt komunës së Ferizajt deri tek shkurtimi i kohës së pritjes dhe plotësimit të kërkesave të qytetarëve kundrejt institucioneve komunale.

Këshilli ka rishikuar aplikimin dhe ka dhënë aprovimin për të vazhduar me aplikimin në grande ministrore.

Në një prononcim për FerizajPress koordinatori i këtij këshilli z. Grainca tha se ky nuk është projekti i vetëm sa i përket digjitalizimit të shërbimeve komunale, ky këshill është në fazën përfundimtare të ideimit edhe të digjitalizimit të profilit të komunës projekt i cili shumë shpejt do të konkretizohet. /FerizajPress

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img