Ferizaj

Komuna e Ferizajt, do të bashkëpunojë ngushtë edhe me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal


Publikuar më:


Ferizaj.10.01.2018. Gjatë ditës së mërkurë, numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në një takim zyrtarë zv. ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Beqir Fejzullahu.
Fillimisht zv.ministri Fejzullahu, ka uruar kryetarin Aliu, për detyrën e re duke i ofruar edhe bashkëpunimin e ministrisë që ai drejton, ku theks të veçantë i kushtoi edhe reformave të shumta në administratën komunale.
E nga ana tjetër kryetari Aliu, ka falënderuar këtë të fundit për vizitën e bërë, ndërsa ka theksuar se gjatë mandatit të tij katër vjecarë, do të bashkëpunojë më këtë Ministri në realizimin e shumë projekteve të përbashkëta.
Ishte ky takimi i parë i këtij lloji në mes kryetarit Aliu, dhe zv. ministrit Beqir Fejzullahu.

To Top