26,04,2024

Komuna e Ferizaj ndanë laktofriz për fermerët

Must Read

Drejtoria e Bujqësisë në bashkëpunim me organizatën IADK,ka bërë sot shpërndarjen e pesë laktofrizëve për nevojat e fermerëve të komunës së Ferizajt.

Me këtë rast përfituesit e kanë vlerësuar këtë donacion duke thënë se i kontribuon ruajtjes së kualitetit të qumështit.

Abedin Ramadani, fermer nga Softajt e Ferizajt ka thënë se nevojat për mekanizëm janë të mëdha, ndërsa me këtë laktofrizë dukshëm do të përmirësohet mbajtja dhe ruajtja e qumështit në kushte ideale.

Ramadani ka shtuar se deri më tani kanë punuar me paisje të vjetra dhe të importuara nga jashtë.

”Kemi pasur nevojë ngase jemi detyruar që qumështin me transportu nëpër pika,ndërsa tash e tutje kemi kushte me ruajt në fermë. Për fermerë të mesëm ky lloj i laktofrizit ia vlen. Nevoja kemi,paisjet i kemi të vjetruara dhe po kërkojnë mjete për mirëmbajtjen e tyre” ka thënë Ramadani


Në anën tjetër i pari i Drejtorisë së Bujqësisë në Ferizaj, Burim Bajrami, ka thënë se bëhet fjalë për një projekt mbështetës që po financohet në bashkëpunim me IADK-në. Bëhet fjalë për pesë laktofrizë, nga 3 bidona qumështi dhe nga një makinë mbjelëse.

”Është marrëveshje në mes Drejtorisë së Bujqësisë dhe IADK-së dhe po besoj se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me projekte të tilla, ky është vetëm fillimi I bashkëpunimit me këtë organizatë. Vitin e kaluar I kemi shpërndarë 6, sivjet 5 , ndërsa po mendojmë që edhe vitin tjetër të vazhdojmë me të njëjtën përkrahje. Kjo i kontribuon përmirësimit të cilësisë së qumështit” ka thënë Bajrami.
Për më tepër edhe përfaqësuesi i IADK-së, Zenel Bunjaku,ka vë në dukje se këto paisje kanë me ju hy në punë shumë fermerëve, ngase kanë me ndikuar në përmirësimin e ruajtjes së qumështit dhe ngritjes së cilësisë së tij.

”Ka qenë e vështirë me pasur prodhim ekstra pa këta laktofrizë. Tani e tutje e kanë mundësinë ,kanë me pasur lehtësira, natyrisht edhe çmimin e shitjes e kanë më të mirë” ka shtuar Bunjaku.
Ndryshe, komuna e Ferizajt gjatë këtij viti do të realizoj edhe shumë projekte në degë të tjera të bujqësisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img