24,04,2024

Kompletohet me infrastrukturë Lagjja e Muhaxherëve në Muhoc

Must Read

Ferizaj.24.09.2017.Rreth 30 shtëpi të Lagjes së Muhaxherëve në Muhoc të Ferizajt, e kompletuan sot infrastrukturën e fshatit, pasi rrugës së gjatë rreth 700 metra, iu dha shtresa e asfaltit. Banorët thanë se rruga po shtrohet me gjerësi gjashtë metra dhe do të jetë lehtësim për qarkullimin e tyre.

Kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, i uroi banorët për këtë sukses të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e rrugës që u shtrua sot.

“Ky është një segment që inkuadrohet në rrugën e cila lidh Prelezin e Jerlive me Lloshkobaren, duke u mundësuar banorëve qasje më të lehtë qoftë me magjistralen për Prishtinë, qoftë m,e rrugën që çon në Shtime e pastaj drejt Prizrenit. Është edhe një segmenti tjetër që po bëhet gati për asfaltim po në këtë fshat, në gjatësi 3 kilometra, fryt i marrëveshjeve të Komunës së Ferizajt me Ministrinë e Infrastrukturës. I tërë investimi kap shumën rreth 700 mijë euro. Janë këto projekte që u mundësojnë banorëve të udhëtojnë më lehtë drejt Prishtinës ose Prizrenit, pa pasur nevojë që më parë të shkojnë në Ferizaj. Po e shfrytëzojmë kohën e mirë dhe po i realizojmë të gjitha projektet dhe shpresojmë se të gjitha projektet e planifikuar, do të përfundojnë me kohë”, tha kryetari Svarqa.

Ndërsa Selatin Gashi, banor i Lagjes së Muhaxherëve të Muhocit, tha se me asfaltimin e rrugës, po përfundojnë gati të gjitha projektet më të nevojshme.

“Më parë kemi rregulluar kanalizimin dhe ujësjellësin, kurse tani edhe rruga po asfaltohet. Komuna e Ferizajt ka bërë punë shumë të mira për lagjen tonë dhe ne i jemi shumë mirënjohës”, u shpreh ky banor.

Autoritetet komunale paralajmëruan se gjatë ditëve të ardhshme do të asfaltohen një sërë rrugicash në fund të rrugës “Skënderbeu”, afër stadiumit të futbollit në qytet, ku janë bërë punë të rëndësishme për renovimin e rrjeteve të ujësjellësit e të si dhe pritet asfaltimi i e rrugës afër Parkut të Lirisë, e cila ka edhe shtegun për biçikleta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img