25,04,2024

Klubi RinON fillon grumbullimin e materialit shkollor dhe ushqimor, të hollave dhe rrobave për familjet skamnore për Kurban Bajram dhe Vitin e Ri Shkollor

Must Read

Ferizaj.14.08.2018. Klubi RinON me iniciativë të Vanese Sadriu, për çdo Fitër dhe Kurban Bajram ndihmojnë afro 40 der 50 familje skamnore duke u mbushur sofrat plotë në këto festa njerëzve në nevojë.

Vanese Sadriu, njeherit koordinatore e Klubi RinON thote se: “Iniciativa ka filluar nga ndjenja e të qenurit njerezit të barabartë, së paku në këto festa siç e kemi Fitër dhe Kurban Bajramin. Si RinON kemi mbështetje të shumtë nga donatorë për të i’u dalë në ndihmë familjeve skamnore në qytetin e Ferizajt me rroba, ushqim, të holla dhe gjithashtu edhe me material shkollor kur është afër fillimi i Vitit të Ri Shkollor” ka thënë Vanesa.
Me këtë rast ajo ka bërë që:
“Kush dëshiron të kontribuoj me të holla, ushqim, rroba, veshmbathje dhe material shkollor mund të i dergojnë te Qendra e Kulturës-Ferizaj deri ditën e premte, ku mund të hasni gjithmonë në vullnetarët tanë në Qendër të Kulturës ose na telefononi ne +37744735057″

Ndërsa lideri i ketij Klubi, Granit Sadiku është shprehur se :”Jam shumë i lumtur që klubi ynë gëzon në çdo prag të këtyre festave shumë familje skamnore, iniciativa të tilla i mirëpresin gjithë qytetarët ferizajas, biznese të ndryshme si: Agjensioni për Patundshmeri Lina, Lulzim Grainca, Mustafë Paloja, Alea Bakllava, Plus Market, RGB Entertaiment, Libraria Alfabeti, dhe gjithashtu ka dhe biznese tjera që pritën këtë herë të na ndihmojnë dhe ti bëjmë publike në përfundim të këtij aksioni” ka thënë Sadiku.

.

.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img