28,03,2024

Kjo është pasuria marramendëse e Putinit, nga jahti e deri te koleksioni i orëve milionëshe (Foto)

Must Read

Ai njihet si një prej liderëve më të fuqishëm në botë, mirëpo mënyra e tij e jetesës gjithmonë është rrethuar nga një mister duke bërë që askush të mos e kuptojë saktësisht pasurinë e kreut të Rusisë.

 

Një burim brenda Kremlinit e ka treguar jetën luksoze që e bën presidenti rus, Vladimir Putin.

Komentues të ndryshëm, duke përfshirë edhe këshilltarin e Qeverisë ruse, Stanislav Belkovsky, kanë vlerësuar se në vitet e fundit pasuria e Putin lëviz nga 25 deri në 45 miliardë euro.

Mirëpo, informatat e publikuara nga një ish-menaxher i fondit rus janë shokuese. Sipas tyre, pasuria e presidentit rus shkon deri në 185 miliardë euro.

Të dhënat se pasuria e Putin është 185 miliardë euro, lënë të kuptohet se ai është dukshëm më i pasur se njeriu për të cilin thuhet se është më i pasuri në botë – Bill Gates, pasuria e të cilit sille rreth 81 miliardë euro.

Vetëm tualeti i aeroplanit kap vlerën 70.000 euro

Bill Browder, i cili ka punuar në Rusi për disa vite, thotë: “Mendoj se ai ka pasuri prej 185 miliardë eurosh. Pas 14 vitesh në krye të Rusisë dhe paratë e majme që ka bërë shteti, dhe paratë e majme që nuk janë shfrytëzuar për shkolla dhe rrugë dhe spitale dhe kështu me radhë, të gjitha ato para janë në prona, në banka, në xhirollogari në Zvicër, aksione, fonde mbrojtëse, të menaxhuara për Putinin dhe miqtë e tij”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img