28,03,2024

KFOR-i ju reagon serbëve të veriut: Ura është për juve, keq që nuk ishit në përurim

Must Read

Përfaqësuesit e komunave veriore kanë deklaruar se kanë ngrirë raportet me KFOR-in pas vizitës së kreut të qeverisë kosovare, Mustafa.

KFOR në reagimin e tyre thonë se “u vjen keq” që përfaqësuesit e komunave në veri të Kosovës, nuk kanë mund të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së urës mbi lumin Bistrica.

“KFOR-it i vjen keq që përfaqësuesit e komunave në veri të Kosovës nuk ishin në gjendje të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së urës mbi lumin Bistrica sot, duke pasur parasysh faktin se ura do të jetë një avantazh i rëndësishëm për zhvillimin e komuniteteve të tyre. Urat janë në të vërtetë ndër simbolet më të fuqishme të bashkëpunimit. Ato lidhin njerëzit, ato hapin rrugët tregtare – sjellin prosperitet dhe tolerancë. KFOR-i do të vazhdojë të punojë për të mirën e të gjithë popujve në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media të KFOR-it. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img