29,03,2024

KF Çeliku superior ndaj Kastriotit.

Must Read

Derbi lokal i takoi ekipit të Kf Çelikut
Skuadra e Çelikut nga Ferizaj, sot në derbin lokal përballë skuadrës së Kastriotit arriti fitore të lehtë me rezultat 7:2.
Siç edhe pritej, që nga minuta e parë Çeliku u hodh në sulm për të arritur golin e epërsisë, dhe pas shumë rasteve të njëpasnjëshme, golin e arriti në minutën e 23, ku i riu Ardit Jetishi pas disa tentimeve, kësaj here nuk e fali portën kundërshtare dhe shënoi për 1 me 0.
Pesë minuta më pas, me anë të Adhurim Jonuzit, skuadra e Çelikut dyfishoi epërsinë, kurse lojtari më në formë këto javë, Liridon Veliu pas një driblimi të mrekullueshëm, kaloi mbrojtësit me radhë dhe heshti portierin me një goditje nga largësia për 3 me 0. Ndodhi kjo në minutën e 38-të.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, Lindon Selimi shënoi golin e katërt për Çelikun, dhe me po këtë rezultat dhe mbaroi pjesa e parë.
Në fillimin e pjesës së dytë u pa futboll më taktizues, me më pak raste por me një dominim të lehtë nga skuadra e Çelikut. Mirëpo, përkundër dominimit të skuadrës së Çelikut, rrugën e golit e gjeti skuadra nikoqire e Kastriotit, e cila në minutën e 60 të, me anë të Arbon Bajramit arriti të zbutë epërsinë.
E pikërisht ky gol, doli të jetë shkas që i bëri lojtarët e Çelikut dhe njëherë të dhezin motorët e tyre.
Kështu, pak minuta më pas në skenë prapë doli magjistari Liridon Veliu, i cili shënoi për 5 me 1 në minutën e 75 të.
Golin e gjashtë për Çelikun e shënoi Driton Selimi në minutën e 85, dhe kështu mbylli pjesën e parë, mirëpo kjo nuk ishte e tëra që lojtarët dhuruan në fushë, pasi në minutën 88, skuadra e Kastriotit shënoi golin e dytë në ndeshje, kurse më minutat shtesë të ndeshjes Erion Kosumi shënoi golin e shtatë për skuadrën e Çelikut, duke konfirmuar kështu dhe njëherë dominimin e plotë të kësaj skuadre në takimin e sotëm.
Duhen përgëzuar çunat e Ahmet Sylejmanit për këtë ndeshje të bukur, me plot aksione të bukura e raste shënimi. Javën e ardhshme, Çeliku pret në shtëpi skuadrën e Vllazërisë nga Zhuri, për të tentuar kështu një tjetër fitore të radhës, e cila do ngriste mëtej skuadrën në tabelë.
Në fund, Kastrioti 2, Çeliku 7.
Formacioni bazë: Portjer Altin Sahiti, Mbrojtës: Fatlind Nuhiu, Qëndrim Sejdiu, Driton Selimi dhe Mërgim Sefa; Mesfushor: Petrit Rushiti(Fisnik Byqmeti), Liridon Veliu, Erion Kosumi dhe Sulmues: Taulant Hashani (Valon Maksuti), Adhurim Jonuzi dhe Ardit Jetishi (Valon Maksuti).
Rezervë: Valon Maksuti, Flamur Uksmajli, Lindon Selimi, Fisnik Byqmeti dhe Shkëlqim Murtezi.
Trajner: Ahmet Sylejmani
Zyrtar të klubit: Liridon Jetishi dhe Xhelal Sejdiu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img