29,03,2024

Këto janë përfitimet shëndetësore të pjeshkave

Must Read

Pjeshkët janë fruta që kanë pak kalori por shumë përfitime shëndetësore. Pjeshka i përket familjes së frutave së bashku me kajsitë, kumbullat dhe qershitë.

Ky frut përmban vetëm 37 kalori dhe ka gjithashtu pak kolesterol.

Më poshtë janë disa nga përfitimet shëndetësore të këtij fruti të shijshëm.

Pjeshkët kanë shumë vitamina

Pjeshkët kanë vitamina të tilla si vitamina A dhe beta-carotene që përmirësojnë shikimin tuaj. Gjithashtu, ato përmbajnë vitaminë C e cila është një antioksidant i fuqishëm dhe nxit sistemin imunitar.

Për më tepër, pjeshkët përmbajnë vitamina E dhe K që ndihmojnë në koagulimin e gjakut, ashtu si edhe vitaminën B6 dhe disa lloje të tjera.

Pjeshkët kanë fibra

Pjeshkët kanë fibra të cilat luajnë një rol të rëndësishëm për tretjen, si dhe parandalojnë kapsllëkun.

Për më tepër, fibrat reduktojnë fryrjen dhe përmirësojnë shëndetin e zorrës së trashë. Konsumimi i rregullt i pjeshkave do të rregullojë nivelin tuaj të kolesterolit.

Pjeshkët kanë kalium

Pjeshkët janë një burim i madh i kaliumit, i cili është një mineral vital për funksionin e duhur të veshkave. Ky frut përmban gjithashtu kalcium, hekur, mangan, zink, fosfor dhe bakër.

Kombinimi i të gjitha këtyre mineraleve përmirëson shëndetin tuaj të kockave, sistemin nervor dhe qelizat e kuqe të gjakut.

Pjeshkët janë të mira për lëkurën tuaj

Vitamina C që ndodhet në pjeshkë bashkë me anti-oksidantët tjerë parandalojnë dëmtimin e lëkurës, shfaqjen e rrudhave dhe përmirësojnë dukshëm lëkurën tuaj.

Pjeshkët parandalojnë kancerin

Për shkak të vetive anti-oksiduese, pjeshkët janë një frut që mund ta parandalojë sëmundjen e kancerit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img