25,04,2024

Këta janë personat më të rrezikshëm në Tiranë

Must Read

Policia e Tiranës ka publikuar listën e tyre, së bashku me fotot dhe të dhënat e tjera që mund të ndihmojnë qytetarët për t’i identifikuar.

Policia ka ftuar qytetarët të jenë bashkëpunues, duke raportuar informacionet rreth tyre në polici apo edhe në komisariatin dixhita.

LISTA

1 – Eduart Xhavit Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes me dashje”.

2 – Eduart Gani Kuliçi, i dënuar me burgim të përjetshëm. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes me dashje”.

3 – Bashkim Riza Ferati, i dënuar me 20 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes me dashje”.

4 – Kujtim Demir Demiri, i dënuar me 14 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “trafikim i të miturve”.

5 – Blenis Mihallaq Shyti, i dënuar me burgim të përjetshëm. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”.

6 – Fation Agim Muharremi, i dënuar me 11 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes”.

7 – Kreshnik Dëfrim Spahiu, i dënuar me 25 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “vjedhjes me armë me pasojë vdekjen”.

8 – Valentina Gëzim Tufina, e dënuar me 14 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “trafikim i lëndëve narkotike”.

9 – Endrit Arben Daci, kërkohet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

10 – Adriana Rakip Çakmak, e dënuar me 16 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të mashtrimit.

11 – Çetina Xheladin Zajmi, e dënuar me 12 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “Mashtrim me pasoja të rënda”.

12 – Florjan Robert Qafa, kërkohet për veprën penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, shkruan Shqipëria ime.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img