25,04,2024

Këshilli i Prindërve: Greva në arsim, shqetësuese

Must Read

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar për grevën e përgjithshme që po mbahet sot në të gjitha institucionet arsimore.

Sipas këtij këshilli, zhvillimet e fundit në procesin edukativo arsimor në Kosovë dhe mos harmonizimi i qëndrimeve në mesë të Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-u është tepër shqetësues për prindërit, nxënësit dhe qytetarët e Kosovës dhe i dëmshëm për sistemin arsimor në Kosovë.

“Me gjithë arritjen e marrëveshjes në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Sindikatës së Arsimit të Kosovës, vitin e kaluar , nuk ka filluar implementimi i sajë e që është bërë edhe shkas për grevat e përgjithshme të mësimdhënësve në të cilën janë futë sot Sindikalistët e që kanë paralajmëruar edhe greva tjera në muajin prill nëse kërkesat e tyre nuk realizohen”, thuhet në një kumtesë të këtij këshilli.

Këshilli i Prindërve thekson se kërkesat e vazhdueshme për grevë janë një kërcenim për nxënësit dhe prindërit dhe se çdo paralajmërim për grevë po ndikon drejtpërsëdrejti në aspektin psikologjik tek nxënësit dhe po zbehet i ter procesi mësimor edhe ashtu tepër i brishtë në Kosovë.

Këshilli i Prindërve dhe prindërit në përgjithësi kërkojnë njëkohësisht edhe nga Qeveria e Kosovës edhe nga SBASHK-u që të jenë tepër të matur dhe të kujdesshëm dhe mos të ndërmarrin veprime që e cenojnë mbarëvajtjen e procesit mësimor”, thuhet në reagim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img