28,03,2024

KEDS-i humb betejën me 93 punëtorë që i largoi nga puna (Dokument)

Must Read

Inspektorati i Punës i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka konstatuar se KEDS-i ka bërë shkelje kur ka larguar nga puna 93 punëtorë që kishin kontrata të përhershme, raporton lajmi.net.

93 punëtorët që ishin larguar nga puna, e kanë fituar rastin në shkallën e parë, pasi kanë bërë ankesë përmes avokatit të tyre, Nasuf Hasanit.

Në vendimin e Inspektoratit të Punës që e ka siguruar lajmi.net, KEDS-i detyrohen që ta shfuqizoi vendimin për largimin nga puna të 93 punëtorëve.

Në vendim thuhet se KEDS-i ka vepruar kundërshtim me Ligjin e Punës dhe nuk ka dhënë argumente të mjaftueshme për largimin këtyre punëtorëve nga puna.

“Vendimi i menaxhmentit të KEDS-it për ndërprerjen e marrëdhënies së punës të nxjerr nga U.D i Drejtorit George Karagutoff, me datën 27.09.2016 për punonjësit e evidentuar më lartë janë në kundërshtim me nenin 70 paragrafi 1 pika 1.1 të ligjit nr 0.3/L-212 të Punës, sepse punëdhënësi nuk ka arsyetuar aplikimin e dispozitës së nenit 70 paragrafit 1, pika 1.1, të Ligjit të Punës, gjegjësisht, nuk ka dhënë argumente se ka arsye ekonomike, teknike, apo organizative, që kanë detyruar punëdhënësin të ndërmarr një vendim të tillë, gjegjësisht, nuk ka prezantuar dëshmi se ka probleme ekonomike apo diçka të tillë, punëdhënësi nuk ka prezantuar dëshmi se në proces të punës ka futur makineri apo pajisje që mund të thirret në ndryshime teknike, ndryshime këto që do të ndryshonin procesin e punës dhe do të demantonin ndryshimet organizative”, thuhet në vendim.

Po ashtu ceket se KEDS-i ka marr punëtorë të ri që nuk kanë provojë pune duke larguar ata që kanë punuar gjatë dhe nuk ka provuar t’ua ndërroj vendin e punës duke i sistemuar.

“Punëdhënësi po ashtu nuk ka zbatuar dispozitën e nenit 70 paragrafi 1. Pika 1.3 e Ligjit të përmendur, sipas të cilës që punëdhënësi që të ketë të drejtë të ia ndërpres kontratën e punës në rrethana të pacaktuara sipas nenit 70 pika 1.1 të cilit i referohet punëdhënësi, mundet të veproj në këtë mënyrë vetëm në rastet kur është e pa përshtatshme për të që ta transferoj të punësuarin në një tjetër vend puna, ta trajnoj apo ta kualifikoj atë për ta kryer atë punë ose ndonjë punë tjetër, punëdhënësi përkundrazi në forma të ndryshe ka angazhuar staf të ri i cili nuk posedon kualifikim ndryshe sa kanë punonjësit e larguar”, thotë vendimi i Inspektoratit të Punës.

Ndërsa kryetari i sindikatës së pavarur të Elektrokosovës, Hysni Gashi, beson se edhe shkalla e dytë e inspektoratit do ta marr një vendim që do të jetë në favor të punëtorëve.

Këtë Gashi e bazon në faktet që kanë ofruar në Inspektorat.

“Unë shpresoj që edhe shkalla e dytë nuk do të gjen elemente që mund ta refuzojë atë vendim. Të gjitha faktet janë në anën tonë, që e dëshmojnë shkeljen që e ka bërë menaxhmenti i KEDS-it me rastin e largimit të këtyre punëtorëve. KEDS-i nuk e ka përfillur fare Ligjin e Punës”, thotë Gashi për lajmi.net.

Sipas tij, janë një mori faktesh që beson që edhe vendimi i dytë do të jetë në favor të punëtorëve.
“Ato shkelje dëshmohen me këto fakte: Kemi orë jashtë orarit të punës diku rreth 15 mijë orë gjatë muajit, çka do të thotë se 92 punëtorë i mbulon me këto orë jashtë orari. Ia dëshmojë sa herë të donë, iu kam kërkuar dialog edhe menaxhmentit. Ka pranim të punëtorëve të ri, që nuk jemi kundër, por nuk mund të pranoj punëtorë të ri e të largoi ata me provojë pune. Inspektorati kur i kam marr këto fakte ka konstatuar se janë bërë shkelje drastike”, thotë Gashi për lajmi.net.

Ndërsa para disa javëve Inspektorati i Punës ka marr vendim në dy shkallë për kthimin e disa punëtorëve tjerë nga puna në KEDS. Mirëpo KEDS-i ende nuk e ka zbatuar vendimin e as Inspektorati nuk ka shqiptuar gjobë për kompaninë turke. /Lajmi.net/

kedsi2 kedsi3

kedsi5 kedsi6

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img