25,04,2024

Karaxhiq beson se serbët i ndihmuan shqiptarët për të lëshuar dronin në Beograd

Must Read

Dikur kryetari i shoqatës së Futbollit të Serbisë dhe ish- president i Federatës së Futbollit serb, Tomislav Karaxhiq gjatë një interviste dhënë të përditshmes serbe Informer, ka deklaruar se nga ‘kuzhina e tyre’ janë organizuar trazirat në Gjenovë, si dhe lëshimi i dronit që ka qenë shkak i ndërprerjes së lojës me Shqipërinë në stadiumin e Partizanit në kualifikimet për Kampionatin Evropian në Francë.

Ky akt në stadiumin e Partizanit, i kishte kushtuar shtrenjtë kombëtares serbe që është vepër e Ismajl Morinës, por Karaxhiq dyshon se dikush tjetër qëndron prapa gjithë kësaj, transmeton Telegrafi.

“Ndoshta edhe ai ka qenë një hallkë në këtë organizim, ku e di. Por nuk ka dyshim se e ka pasur mbështetjen nga Serbia. Nuk mundet dikush të vijë nga Shqipëria në Beograd, të ngjitet në kulmin e kishës dhe të lëshojë dronin, e për këtë askush të mos dijë asgjë. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Është diçka e pabesueshme”.

“Është dashur guxim i madh të realizohet një operacion i tillë kundër vendit të vet, kombëtares dhe interesit nacional. Hallall i qoftë. Një gjë e tillë nuk ka mundur të kryhet pa mbështetjen e madhe”, ka deklaruar Karaxhiq.

“E dini se çfarë ka ndodhur pas dronit e deri më sot? Jam i vetmi që jam dënuar me 70 mijë dinarë për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes”, ka shtuar ai.

Shqipëria kishte fituar në CAS me rezultat 3-0, sikurse që kishte bërë edhe Italia për incidentet në Gjenovë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img