16,04,2024

Kaq thjesht mund ta largoni problemin me stomakun e fryrë (FOTO)

Must Read

Barku i fryrë është fenomen i shpeshtë, ndërsa vjen si pasojë e gazit të akumuluar në zorrë dhe stomak.

Ajri në stomak është rezultat i punës së mikroorganizmave të mikroflorës të zorrëve – baktere e cila ndihmon në procesin e sistemit të tretjes.

Aq më vështirë që e ka stomaku tretjen e ushqimit, aq më shumë gazra prodhohen.

Megjithatë, Telegrafi ju sjell një mënyrë shumë të lehtë për ta hequr qafe fryrjen në bark, ndërsa njëkohësisht do ta ndihmoni stomakun tuaj ta kryejë punën e përditshme.

Bëjini masazh kësaj pike, sepse ndihmon në reduktimin e formimit të gazrave dhe e liron stomakun.

Vendosni katër gishta horizontalisht menjëherë mbi kërthizë (siç shihet në fotografi) dhe bëjini masazh asaj pike për dy-tre minuta në drejtim të kundërt me akrepat e orës.

Nëse e keni bërë masazhin siç duhet, do të vëreni se niveli i pështymës në gojë ju është rritur dhe keni një shije pak më ndryshe.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img