Uncategorized

Kanuni ‘vrau’ shqiptarin në Itali


Publikuar më:


Vrasja e Petrit Nikollit

Mëngjesin e sotëm karabinierët vunë në pranga personin që dyshohet se ka qëlluar ndaj Nikollit si dhe dy të tjerë që mendohet të jenë bashkëpunëtorë në krim. Ata u kapën pas rreth 300 kilometra ndjekjeje nga policia, nga vendi ku vranë shqiptarin.

Mediat italiane nuk bëjnë të ditur identitetin apo kombësinë e autorëve, por ka dyshime që të jenë shqiptarë, transmeton Express.

Petrit Nikolli u vra rreth orës 23:00 të së mërkurës përballë një restoranti shumë pranë shtëpisë së tij. Sipas hetimeve, vrasja e Nikollit është bërë për gjakmarrje, dhe siç shkruajnë mediat italiane bëhet fjalë për çështje nderi, e ngjashme si me “kanunin”, ku nderi duhet larë me gjak.

Sipas dëshmive, Nikolli ka qenë në rrugë ku në një moment nga një makinë që ka ndaluar në rrugë ka zbritur të paktën një person, që sipas mediave italiane mund të jetë bashkëkombës i tij. Ata kanë filluar të diskutojnë me tone të larta derisa sa vrasësi ka nxjerrë armën. Një plumb në qafë i ka marrë jetën 45-vjeçarit. Vrasësi më tej ka hipur sërish në makinë dhe është larguar me shpejtësi, derisa u bë e mundur kapja e tij këtë mëngjes. Pavarësisht ndihmës së parë që ju dha shqiptarit me mbërritjen e ambulancës, ai nuk mundi të mbijetojë.

Në shëtitoren Toscanelli mbërriti me shpejtësi edhe bashkëshortja e Petrit Nikollit, të afërmit dhe miqtë e tij. Mediat italiane shkruajnë se çifti kishte 3 fëmijë, ndërsa gruaja është shtatzënë dhe pret një fëmijë të katërt.

The post Kanuni ‘vrau’ shqiptarin në Itali appeared first on Lajminet.

Comments
To Top