Editorial

Kandidatët racistë të Ferizajt


Dimal Basha.
– Në Ferizaj veç doli një kandidat racistë. Po më duhet më shpjegu pse është komplet budallaki me u livdu për rastësi. Me marr lëvdata edhe me lyp besimin e dikujt veç pse je “sheherli” është sikur me marr lëvdate edhe me lyp me të votu se i ki syte e kaltër, ose që je 2 metra i gjatë. Të dy këto atribute, gjatësia dhe ngjyra e syve, nuk është zgjedhje e askujt. Për me thjeshtu, nuk është se dikush zgjedh me lind në qytet, ose me pas sy të kaltër, apo me qenë i gjatë. Krejt këto janë rastësi që askush prej juve nuk duhet mu mburr, sepse janë atribute që keni lind me to. Nuk është se zgjedh njeri me lind në qytet apo katund. As nuk zgjedh deri në një moshe se ku me u rrit. Pra kjo është budallakia a parë, me u livdu se je diçka për çka nuk ke kontribu asnjësend.

Turpi i dyte është se edhe nese je sheherli, edhe i lindur ne nje nga metropolet si New York-u, nuk dmth qe rrjedhimisht je burrë apo grua e mirë. Ka idiot të lindur në katune dhe qytete, Me lind me një vend nuk thotë asnjësend për karakterin apo vlerat e një njeri. Bash asnjësend. Kjo ehte vetëm qasje raciste, ku dikush beson se vendi apo raca që ka lind e bënë atë superior ndaj tjerëve. Nacistët e kanë përdorë këtë teori, ku kanë besu se raca ariane është superiore edhe kanë masakru e pre krejt ata që janë kanë ndryshe prej tyre, pa zgjedhjen e vet. Mbane mend, nuk është se dikush ka zgjedh me lind gjerman apo jahudi, po teoria raciste e një të smuti ka kriju një ambient ku e ka arsyetua shfarosjen e çifuteve dhe romëve vetëm pse kanë lind të tillë, njejt sikur regjimi millosevićian ka vra e pre vetëm pse kemi lindur shqiptarë.

Budallaki e tretë është se kur garon pëer të parin e komunës, në kushte normale garon për me udhëheq krejt Ferizajn, që përfshin qytetarë e katunarë. Ferizaj nuk ka një kryetare për katune e një për qytet, dhe duhesh me kanë injorant me ba dallime të tilla. Një nejri që hala pa fillu garën banë platformë politike duke u mundu me përça shqiptarët në taborre raciste, nëse asgjë nuk tregon, të jep me kuptua se ai njeri nuk meriton as me ndëgju.

E fundit, unë jam i vetëdijshëm që kjo platforme e pistë është huazu prej disa platformave politike që po ndodhin gjithandej nëpër botë për me mobilizu një klishe njerëzish. Mirëpo ky është një gabim i një amateri në politike për shkak se për dallim nga shoqëritë tjera, shqiptaret janë popull homogjen dhe me shumë pak diversitet. Prandaj, teoritë raciste nuk dhezin këtu.

Krejt në fund, kandidatët në Ferizaj kanë shumë mundësi me dhanë oferta të ndryshme me ia përmiresu jetën e tyre, po përçarja e tyre në katunarë e qytetare është platforme raciste dhe e ultë që nuk i duhet askujt. Ferizaj ka shumë probleme, mirëpo katunarët nuk janë një prej tyre, kurse racistët definitivisht po.

To Top