19,04,2024

Kandidatët për deputetë nga LDK e AKR kërkojnë votën e qytetarëve të Komogllavës

Must Read

Fushatën elektorale për zgjedhjet nacionale të 11 qershorit, dega e LDK-së në Ferizaj e vazhdoi me një tubim në fshatin Komogllavë. Me fjalë të mira e epitete të larta, kryetari i i kësaj partie, Muharrem Svarqa, i prezantoi një nga një kandidatët e LDK-së që po garojnë për Parlamentin e Kosovës. Ai tha se pavarësisht që në këtë rrugëtim nuk është Adem Salihaj, tre kandidatët e tjerë do ta gëzojnë besushmërinë e qytetarëve për t’i përfaqësuar në mandatin e ardhshëm qeverisës.

Kandidati për deputet Blerim Grainca, duke numëruar arsyet pse qytetarët duhet ta votojnë atë, përmes një tregimi deshi t’i bind komogllavasit se sa ka ndikuar në investimet që janë bërë së fundmi në komunën e Ferizajt.

“Publikisht dëshiroj t’i kërkoj falje Ministrit të Infrastrukturës që shpeshherë kam shkuar në zyrën e tij para se ai të vij vetëm e vetëm që t’i barti kërkesat e banorëve të Ferizajt për investime dhe projekte”, theksoi Grainca.

Por, Lutfi Zharku tregoi se në zyrën e tij nuk ka qëndruar veç Grainca. Ai tha se nuk mund t’i hyj në hak as Muharrem Svarqës.

Ndërsa, kandidatin Milazim Halitin u dashtë ta lusin që ta merr fjalën. E kur fjalën e mori ai i luti komogllavasit që ta votojnë pasi që është edhe nipi i tyre.

“Blerimi e tha se e ka besimin që këta dy kanë me qenë në Parlament, e unë po iu them juve që zgjeroni listën e votoni edhe për ne të tjerët që paskemi mbetur’’, u shpreh Milazim Haliti.

E, Synavere Rysha votat nuk i kërkoi veç për vete, ajo mendoi edhe për kolegët e saj.

“Tani më që jemi tre e keni pak më lehtë që të na votoni, por jo vetëm ne, ju i keni edhe kandidatët e koalicionit të AKR-së, por edhe zotëri Zharkun e Nura ku ne të gjithë bashkë do ta përfaqësojmë këtë rajon”, tha Rysha

Brohoritjet nuk u ndalën kur në sallë u paraqit kandidati për deputet nga AKR-ja, Labinot Tahiri. Respekt të thellë për Labin shprehu edhe Muharrem Svarqa, derisa shprehu dëshirë që t’ia lëshoj vendin ku ishte ulur. E kjo mirësjellje e emocionoi fortë Tahirin.

“Unë publikisht po dua ta falenderoj Muharrem Svarqën, i cili çdo ditë e më shumë po e tregon kulturën e tij perëndimore, sepse pa pasur kulturë nuk do të jesh kështu politikan i pëlqyer. Përndryshe unë do të jem zëri i juaj në Parlamentin e Kosovës, ndryshe nuk më duhet politika aspak, e kam më mirë jetën kështu se sa të futem në politikë”, pohoi Tahiri

“Koalicioni ynë për këto zgjedhje parasheh rritje ekonomike prej 8 përqind, politika sociale si dhe rritje të pagave prej 30 përqind’’, tha Mimoza Ibishi.

Në këtë tubim elektoral në Komogllavë, votat i kërkuan edhe dy kandidatë për deputetë nga lista e LDK-së për Parlamentin e Kosovës, Lutfi Zharku nga Kaçaniku dhe Faruk Nura nga Vitia.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img