19,03,2024

Kah do të shkon Ferizaj për katër vitet e ardhshme?!

Must Read

Ferizajasit në zgjedhjet lokale të vitit 2017-të, treguan kulturë të lart qytetare duke domonstruar qytetari, ndergjegjësim dhe pjekuri politike. Secili subjekt politik, që ishte akter me pjesmarrjen në zgjedhjet lokale në mbrëmjën e 22 tetorit e pranuan verdiktin të cilin ia kishin përcaktuar qytetarët e Komunës së Ferizajt.

Ferizaj, po shndërrohet në një shembull të mirë dhe lirisht mund të themi se; mund të merret edhe si model për të gjitha komunat tjera të Kosovës.
Kështu që, qytetarët Ferizajas, përvecse, treguan qytetari politike, ata menduan edhe politikisht për të ardhmën e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Ata votuan drejt, duke e ndarë të mbarën dhe të pambarën për qytetin e tyre. Ata ishin të gatshëm për ndryshim, pas analizave reale duke u kthyer në retrospektivë dhe duke e menduar qeverisjen para nëntorit të vitit 2013-tës. Me bindjen e tyre të plotë, ferizajasit vlerësuan se; qeversija ishte e mirë dhe e mbarë për qytetin e Ferizajt, dhe për këtë arsye ata e përmisuan gabimin e bërë në zgjedhjet lokale të 2013-tës. Konstatimi i ferizajasve është se; që nga 2013-ta e deri më 2017-tën, nuk kishte zhvillim e prespektivë për qytetin e qytetarin ferizajas, kishte stagnim të projekteve dhe mbrapshti të zhvillimeve në qytet. Prandaj, në zgjedhjet e 22 tetorit qytetarët treguan bindshëm që janë për ndryshim, janë për forcën e ndryshimit me kandiadtin për Kryetar Komune, z. Agim Aliun.
Ata, te ky njeri, po shohin të ardhmën e ndritur të qytetit, ata te ky njeri po shohin zhvillim e prosporitet për qytetin e tyre, prandaj e votuna bindshëm duke i lënë kundërkandidatët shumë larg prej tij, mandej edhe kundërkandidatin që është në balotazh e la shumë larg, me mijëra vota.
E pse të ketë balotazh në Ferizaj?! (realisht, personalisht jam kundër balotazhit në Kosovë, pasi që nuk jemi të përgatitur ne për balotazh të mirëfillt)
Pse një kandidat si z. Agim Aliu të ballafaqohet në balotazh, kur qytetarët e kanë bë një dallim bukur të madh karshi kundërkandidatit që do të ballafaqohet në balotazh?!
Ferizajasit, më janë përcaktuar, që nga 22 tetori për forcën e ndryshimit dhe kjo forcë e ndryshimit është Kryetari z. Agim Aliu!
Tanimë, kudo që të shkosh në Ferizaj, qyetetarët me padurim presin 19 nëntorin që ta vulosin me votën e tyre të ardhmën e tyre, shpresën e tyre, zhvillimin e qytetit të tyre me Kryetar z. Agim Aliun!
Kryetar i ardhshëm i Ferizajt, z. Agim Aliu, të prift e mbara në qeverisjen katërvjecare të qytetit të Ferizajt! Qytetarët ferizajas, po të prisin, urime dhe mbarësi në qeverisje z. Agim Aliu!

 

Shkruan: Hanife Salihu- nënkryetare e GD-PDK (opinoni im është individual, nuk paraqet subjektin të cilin e përfaqësoj)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img