20,04,2024

Ka filluar procesi i hartimit të hartave zonale për territorin e Komunës së Ferizajt.

Must Read

Ferizaj.16.03.2018. Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu ka pritur në një takim konsultues trupën e ekspertëve të fushës së urbanizmit, gjegjësisht Këshillin konsultativ profesional, përfaqësuesit nga Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit, ekipin konsulent nga kompania INSI si dhe stafin profesional komunal.

Në këtë takim u diskutua për përshpejtimin e procesit të hartimit të hartave zonale, proces ky që ka filluar zyrtarisht sot, e që ka një rëndësi tejet të lartë për planifikimin urban në territorin e komunës sonë. Synojmë që ky proces të mbyllet në një afat sa më shpejtë me qëllim që e gjithë territori i Komunës së Ferizajt, të jetë i mirë planifikuar në fazën afatgjate si dhe qytetarëve t’i garantohet siguria juridike për shfrytëzimin e tokës së tyre.

Mbështetje për këtë aktivitete, Komuna e Ferizajt ka edhe nga niveli qendror, përkatësisht Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit.

Ditëve në vijim, ky proces do të konsultohet edhe me publikun përmes debateve publike me qytetarë dhe ekspertë të fushës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img