24,04,2024

Jetullah Sylejmani në garë për rezidencën dy mujore në New York

Must Read

Juria ndërkombëtare e çmimit ‘Artistët e së nesërmes’ 2017, në përbërje Charles Esche, Erëmirë Krasniqi, Nataša Petrešin, Adrian Deva dhe Renaud Proch, ka zgjedhur tre finalistët e çmimit ‘Artistët e së nesërmes’ 2017 të cilët janë Jetullah Sylejmani, Meriton Maloku dhe Enesa Xheladini.

Finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2017 u përzgjedhen në një garë transparente dhe të hapur vjetore, që vlerësohej nga juritë e pavarura, pa nepotizëm dhe favorizim, por vetëm në bazë të shqyrtimit të portfolios së tyre artistike, arritjeve dhe ekspozitave të mëparshme dhe potencialit të demonstruar.

Fituesi/ ja i/e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2017 do të shpërblehet me qëndrim dy mujor në Nju Jork, SHBA, në programin rezidencial për artistë të Residency Unlimited (http://residencyunlimited.org/), gjatë periudhës prill / maj 2018, dhe ekspozitë personale në kuadër të programit vjetor të ekspozitave të Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor Prishtinë të vitit 2018.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është pjesë e programit të çmimeve për artistët e rinj pamor – YVAA (Young Visual Artists Awards) – që është një rrjet i dhjetë çmimeve të ngjashme nga Evropa Qendrore dhe Lindore, dhe i cili u themelua në vitin 1989 në Çekosllovaki nga Kryetari Vaclav Havel, Wendy Luers dhe artistët disidentë, që kishin për qëllim përkrahjen e ngritjes dhe zhvillimit të artit bashkëkohor dhe shoqërisë civile.

Ky çmim i rëndësishëm i pavarur organizohet në bashkëpunim me Residency Unlimited (RU) në Nju Jork dhe mbështetet nga The Trust for Mutual Understanding në Nju Jork, Raiffeisen Bank Kosovë dhe Ambasada e SHBA në Kosovë

Programi i qëndrimit rezidencial pranon vetëm një artist për secilin shtet, brenda një viti.

Çmimi “Artistët e së nesermës” është një projekt unik që u ofron artistëve të arteve pamore mundësinë të krijojnë vepra të reja, të jenë pjesë e një procesi specifik edukativ, të kenë takime dhe prezentime për një juri ndërkombëtare, mundësi që të marrin pjesë një ekspozitë të përbashkët me finalistët e tjerë në Stacion – Qendrën për Art Bashëkohor Prishtinë, por edhe të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të përjetojnë dinamikën eskenës artistike të Nju Jork-ut, për dy muaj qëndimi në Residency Unlimited, dhe pas kthimit nga SHBA të kenë ekspozitë personale në Stacion- Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë.

Ky sukses për Jetullah Sylejmanin vie pas një sër suksesesh të një-pasnjëshme këtë vit siç janë:

  • Çmimi i ndarë nga juria ndërkombëtare, Basak Senova dhe Ivan Moudov në ekspozitën “Artistët e rinj” 2017 i cili i siguroi një rezidencë për art bashkëkohor për një periudhë dyjavore në Biella të Italisë dhe Shkodër, konkretisht në platformën edukative multimediale UNIDEE (Universiteti i ideve) i inicuar nga Cittadelarte /Fondacioni Pistoletto, i artistit të njohur me famë botërore Michelangelo Pistoletto (themelues i Arte Povera)
  • Jetullah Sylejmani ishte finalist edhe në edicionin e parë të çmimit “AR 2016”, e cila pas suksesit në Galerinë Kombëtare të Kosovës, në vitin 2017 u hap edhe në Galerinë Nacionale të Maqedonisë. Edhe në edicionin e parë si finalist ishte përzgjedhur nga juria ndërkombëtare Natacha Guibeau,  Ibro Hasanovic, Leutrim Fishekqiu, Sislej Xhafa, Adrian Paci dhe Maksut Vezgishi.
  • Gjithashtu Jetullah Sylejmani këtë vit përfaqësoi Kosovën në  një ndër ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të artit, konkretisht në Bienalen e Artistëve të Evropës dhe Mesdheut për arte pamore MEDITERRANE 18”, ku për herë të parë në historinë e artit pamor të qytetit të Ferizajt, një artist nga ky qytet përfaqëson Kosovën, në ekspozitën më të njohur të artit pamor në Evropë, ku marrin pjesë shtetet e ndryshme nga Evropa dhe mesdheu, BJCEM (“Biennale des Jeunes Créateurs de l’Europe et de la Méditerranée”).

Jetullah Sylejmani  ka marrë pjesë në shumë ekspozita në Kosovë dhe jashtë vendit si SHBA, Francë, Itali, Kroaci. Maqedoni, Shqipëri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img