18,04,2024

Jennifer Lopez: I dashuri im i pëlqen shumë këngët e mia

Must Read

Këngëtarja 47 vjeçare, Jennifer Lopez ka lansuar këngën e saj të re në gjuhën spanjolle me titull “Mirate”  gjatë mbrëmjes së enjte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Billboard për muzikën latinr që po mbahet në Miami të  Floridës.

Pas performancës së saj emocionale, këngëtarja e shumë hiteve ka folur lidhur me projektin e saj më të ri, albumin në gjuhën spanjolle.

“Është një këngë shumë emocionale. Shumë këngë në këtë album janë të tilla, madje edhe këngët që janë më ritmike kanë tekst shumë të bukur…për dashurinë dhe jetën”, ka thënë Lopez për ET, transmeton Klan Kosova.

“Mendoj se është një nga albumet më të mira që kam bërë kohëve të fundit dhe jam shumë krenare për këtë”, ka vazhduar tutje ajo.

Këngëtarja dhe aktorja ka treguar poashtu se i dashuri i saj Alex Rodriguez është fans i muzikës së saj në përgjithësi, veçanërisht këngëve të reja.

“Ai i pëlqen shumë këngët e mia. Unë në fakt emocionohem shumë, sa herë që përfundoj një këngë të re, dua që ai ta dëgjojë i pari. Alex më mbështetë shumë, unë e dashuroj këtë gjë te ai”, ka vazhduar tutje.

Rodriguez nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni ku Lopez e lansoi këngën e saj e për këtë këngëtarja pati një përgjigje.

“Ai është aktualisht duke punuar në Connecticut por do të jetë këtu me mua më vonë”, ka thënë ajo.

Këngëtarja dhe Rodriguez kanë nisur lidhjen e tyre së fundmi, derisa kohë më parë, ajo është ndarë nga i dashuri i saj 29 vjeçar, Casper Smart.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img