Lajme

Jahjaga-studentëve: Kosova është në duar tuaja


Publikuar më:


jahjaga-ne-malte-1

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në ditën e fundit si presidente e shtetit mbajti një fjalim para studentëve të Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Me këtë aktivitet ajo e ka përmbyllur aktivitetin e saj pesë vjeçar në krye të shtetit.

Në këtë fjalim presidentja Atifete Jahjaga tregoi për rrugëtimin e saj gjatë mandatit të presidentes së vendit duke theksuar edhe disa nga sfidat me të cilat është përballuar Kosova gjatë kësaj periudhe.

Jahjaga u bëri thirrje studentëve që të kenë parasysh sakrificat e gjeneratave të kaluara , pasi sipas saj, vetëm atëherë do të jetë e qartë sa të lartë e ka çmimin liria.

Jahjaga: Kërkoj nga ju që çdo ditë t’i kujtoni sakrificat

“Jam këtu me ju sepse jam e bindur se çelësi i suksesit tonë si shtet dhe ndryshimi i domosdoshëm për të rimëkëmbur Kosovën është duart tuaja, të kësaj gjenerate të ulur këtu dhe të moshatarëve tuaj në qytete e tjera dhe fshatrave të Kosovës, që janë në kërkim të një Kosov që përmbushë vizionin për të cilin prindërit, madje edhe gjyshërit tuaj kanë bërë sakrifica të jashtëzakonshme… Kërkoj nga ju që çdo ditë derisa niseni në ligjërata apo për t’i përgatitur provimet në bibliotekë, të kujtoni këtë sakrificë sepse vetëm atëherë do ta kujtojmë dhe do ta kemi të qartë se çfarë çmimi të lartë ka kjo liri e jona. Atë çmimi të lartë sa kurrë lirinë të mos e kuptojmë lehtësisht, por që të kuptojmë që mbi supet tona kemi një proces dhe një mision të vlefshëm, që Kosovën ta bëjmë një vend më të mirë”, tha Jahjaga.

Pasi numëroi disa nga sfidat e kaluara nga qytetarët e Kosovës para luftës, Jahjaga potencoi se gjatë mandatit të saj si presidente e vendit ka parë një Kosovë ende të pashëruar nga represioni dhe të eture për drejtësi. Ajo theksoi se gjithashtu gjatë këtij mandati, në Kosovë ka parë një shoqëri që po e humb durimin dhe besimin te klasa politi ke e vendit.

Jahjaga: Kam parë një shoqëri që po e humb besimin në klasën politike

‘Në këto pesë vite gjatë të cilave kam pasur nderin dhe privilegjin të jem presidentja juaj, i kam parë nga afër disa fytyra të Kosovës. E Kam parë një Kosovë ende të pashëruar, thellësisht të trazuar nga plagët e një represioni të gjatë dhe luftëra të pamëshirshme, të lodhur nga përplasjet, të vuajtur, të etur për drejtësi. E kam parë një shoqëri shpesh të demoralizuar, të hutuar se cilat janë vlerat dhe parimet, shtyllë mbi të cilat të mbështetet shoqëria dhe shteti ynë, të mëdyshur se cilat çështje duhet të na bashkojnë, ku mund të gjejmë gjuhë të përbashkët. Herë – herë e kam parë një Kosovë pesimiste, që dyshon se kemi vullnet dhe forcë që të ndërtojmë dhe mbrojnë idealet që duhet të na mobilizojnë në ndërtim të shtetit tonë,që të jemi busu llë e veprimeve tona të përvitshme dhe të përbashkëta çdo ditë. Është e vërtetë se kam parë një shoqëri që po e humb durimin dhe besimin në një klasë politike të pavëmendshme që mund t’i përfaqësojë interesat e tyre dhe tu sigurojë një jetë më të mirë”, tha presidentja në largim.

Por edhe përkundër elementeve jo të mira të me të cilat hasi presidentja Atifete Jahjaga, ajo në fjalimin e saj të fundit ka përmendur edhe anët pozitive me të cilat u përball gjatë pesë viteve në pozitën e presidentes së Kosovës.

Jahjaga theksoi segjatë këtyre pesë viteve e ka parë edhe një Kosovë të jashtëzakonshme që jeton thellë në shpirtin e qytetarëve të saj derisa shtoi se kjo Kosovë i jep më së shumti shpresë. Sipas saj Kosova ngadalë, por sigurt po ngrihet dhe të forcohet një shoqëri e gatshme për të refuzuar të keqen në çdo formë që ajo shfaqet, që ë shtë e zëshme ndaj abuzimit dhe padrejtësisë, që ka filluar të mos e toleroj klientelizmin, që do ta refuzojë nepotizmin, që do të jetë e pamëshirshme ndaj atyre që keqpërdorin dhe mbajnë peng zhvillimin e saj.

Jahjaga fjalimin e saj e vazhdoi duke thënë se i kupton drejt sfidat që Kosova i ka përpara e që sipas saj, shtrihen prej konsolidimit të brendshëm të demokracisë dhe vendosjes së pa kompromis të rendit dhe ligjit – edhe ndaj “të fortëve” – e deri te anëtarësimi në OKB-në në një klimë jashtëzakonisht polarizuese globale.

Për punët që ka Kosova në të ardhmen, Jahjaga u tha studentëve se janë sfida për të cilat ka margjinë për të gabuar dhe hapësirë për hamendje.

Jahjaga: Para nesh kemi sfida jo të lehta

“Para nesh ka shumë sfida dhe asnjëra nuk është e lehtë, prandaj nuk kemi margjinë për të gabuar e as hapësirë për hamendje. Praktikave të shëmtuara të sotme që janë përvjedhur pothuaj në secilin institucion dhe në secilën sferë të jetës duhet t’u japim fund. Duhet t’i kthejmë punët për së mbari në Kosovë. Është koha e fundit që shteti ynë të bëhet vend i denjë për të jetuar, me mobilitet ekonomik dhe politik që do të jetë i mundur vetëm kur sundon rendi dhe ligji dhe kur para tij të jemi të barabartë të gjithë”, tha ajo.

Ndërsa, në lidhje me aktivitetet e saj pas përfundimit të mandatit të saj si presidente e vendi, Jahjaga tha se kudo që do të jetë , puna e saj do të jetë në interes të Kosovës.

Jahjaga: Kudo që do të jem do të punoj në interes të shtetit dhe popullit

“Unë do të marr pushi m sepse kam nevojë dhe do të mendoj për planet e mija të ardhshme dhe për angazhimin tim të ardhshëm. Por, do i’u premtoj që kudo që jam do të punoj në interes të shtetit tonë dhe popullit tonë”, tha Jahjaga.

Në këtë fjalim të fundit të presidentes Atifete Jahjaga prezent ishin ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, rektori i UP-së Marjan Dema, dekani i Fakultetit Juridik, Haxhi Gashi si dhe profesorë të këtij fakulteti./K.Hajzeri

Comments
To Top