19,04,2024

Ja si të bëni foto të përkryera në Instagram

Must Read

Tommy Clarke është bërë një fotograf mode që kur nisi të postojë në Instagram, dhe u dallua për cilësinë e tyre. Si ekspert, ai jep disa këshilla si të bësh fotot e duhura për të postuar më pas në rrjetin social më të përdorur për fotot.

Hapi i parë sipas tij është të zgjidhni këndvështrimin nga doni të fotografoni diçka apo dikë. Së dyti, duhet zgjedhur një kamerë e mirë dhe sot përmes aparateve fotografikë profesionalë, ka mjaft smartphone me cilësi kamerash mjaft të lartë.

Hapi i tretë është “Rregulli i të tretëve”. Sipas Clarke, fokusi duhet të jenë tre objekte, ku si shembull merr një foto të tij në plazh, ku foksui është tek deti dhe rëra, dhe tre objekte të ngjashme, në rastin konkret tre varka.

Hapi i katërt është të kesh një sfond. Në pjesën më të madhe të fotove të tij janë foto të bëra në plazh, ku duket mjaft bukur sfondi blu i detit.

Hapi i pestë është një paletë ngjyrash. Në plazh ka mjaft ngjyra, ku sigurisht mbizotëron e kaltra e detit, apo rëra. E rëndësishme është që ngjyrat të lidhen së bashku dhe të japin një kombinim perfekt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img