25,04,2024

Ja si ta kuptoni se bebja juaj po shton peshë ngadalë

Must Read

Çfarë konsiderohet shtim i ngadaltë i peshës apo rënie e saj, tek një bebe?

Ju mund të keni të njëjtën peshë që keni pasur edhe para 5 vitesh por bebet nuk mbajnë të njëjtën peshë për shumë kohë.

Shumica e ndryshimeve të peshës është pjese e proçesit të rritjes.

Por ju mund të shqetësoheni nga mënyra se si për pak kohë, bebi juaj rritej pothuajse brenda natës e më pas ritmi i shtimit të peshës u ul apo edhe humbi disa gramë.

Shtimi i peshës fillon të ngadalësohet kur bebi mëson si të zvarritet dhe duke qenë se metabolizmi i tij është duke kaluar në një stad më të lartë humbja e disa gramëve nuk është asgjë për tu shqetësuar.

Kur duhet ta çojmë bebin tek doktori për shkak të humbjes së peshës.

Nëse ju jeni të shqetësuar nga mënyra sesi bebi ndihet apo nga pamja e tij por edhe sepse pesha e tij vazhdon të ulet atëherë mund ti bëni një vizitë te doktori i fëmijës tuaj për të mbajur nën vëzhgim peshën e tij.

Është e ditur se bebet do të humbasin disa gram gjatë ditëve të para të jetës por pas kësaj nuk ka më rënie kaq drastike. Kështu që mos e lini rënien e peshës të vazhdojë për shumë kohë përpara se të kërkoni ndihmë mjeksore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img