23,04,2024

Ja kush është dhe kur do të vijë në Kosovë ambasadori i ri amerikan

Must Read

Veprimtari i dalluar shqiptar, Harry Bajraktari bashkë me komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë takuar sot diplomatin amerikan Philip Kosnett, i cili pritet që të zëvendësoj ish-ambasadorin Greg Delawie.

Bajraktari me ish-drejtorin ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Shqiptar Amerikan, Avni Mustafa, humanisten Albana Krasniqi, aktorin shqiptar Shpend Xani dhe Besa Gashi – Xani, Dr. Sulejman Çelaj, veprimtarët Bleron Baralliu, Uk Lushi, Valon Nikçi, afaristi Avni Gecaj dhe gazetarin Halil Mula i uruan mirëseardhje ambasadorit të ri, i cili pastaj mbajti një fjalim para të pranishmëve.

Ambasadori i ri ka thënë se qëndrimi amerikan lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka ndryshuar, shkruan Indeksonline.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE mes dy vendeve. Mendojmë se ka rëndësi kritike që të dyja vendet të avancojnë për të kapërcyer tensionet e vjetra. Ne besojmë se është me rëndësi kritike që dy vendet të jenë në gjendje të diskutojnë ide të reja. Kjo nuk është fjalë-kod për të mbuluar idenë e shkëmbimit të territoreve. Ne duam të shohim se çfarë idesh do të paraqesin dy qeveritë. Synimi ynë strategjik afat-gjatë është të shohim stabilitet në rajon, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të vjetra mes dy vendeve në forma që forcojnë lidhjet e dy vendeve me Perëndimin”, ka thënë Kosnett.

Tutje, ambasadori i emërua nga presidenti Trump, renditi prioritetet e tij si ambasadori i ardhshëm amerikan në Kosovë, ku në radhë të parë ai veçoi shtimin e dialogut me Serbinë.

“Përparësia më imediate për Shtetet e Bashkuara është normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë. Kjo do të fuqizonte stabilitetin rajonal dhe do të shtronte terrenin për integrimin”, ka theksuar Kosnett.

Kosnett më së fundi në karrierën e tij diplomatike, ka qenë i ngarkuar me punë si ambasador i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-ve në Ankara.

Gjatë karrierës së tij në Shërbimin e Jashtëm, ai ka punuar në tetë misione të SHBA-ve në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme si dhe në pozita të larta drejtuese në Departamentin e Shtetit.

Pjesa më e madhe e karrierës së Kosnett ka qenë e fokusuar në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë dhe pajtimin politik.

Ai ka shërbyer si zëvendës shef misioni në Uzbekistan dhe në Islandë; si dhe në pozita politike, politiko-ushtarake dhe ekonomike-tregtare në Afganistan, Irak, Kosovë, Holandë dhe Japoni.

Në Uashington ai ka punuar në zyrat e Departamentit të Shtetit për Evropën, kundër-terrorizmit, politiko-ushtarake, të Inteligjencës dhe Kërkimeve, etj.

Kosnett është diplomuar në Universitetin e Harvardit. Ai është nderuar me 10 çmime të Departamentit të Shtetit, ka marrë Medaljen e Zyrës së Sekretarit të Mbrojtjes për Shërbim Civil të Jashtëzakonshëm dhe Medaljen Departamentit të Këmbësorisë për Shërbim Civil të Shkëlqyer.

Kosnett flet turqisht, rusisht, holandisht dhe japonisht.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img