25,04,2024

Ja ku ndodhet hoteli me staf robotësh (VIDEO)

Must Read

Recepsionistët dinozaur ishin në gjendje gatishmërie të mërkurën, pas përurimit të hotelit të dytë në Japoni, ku stafi përbëhet kryesisht nga robotë.
Mediet ishin të parat që panë nga afër hotelin e ri në Tokio, ku 9 lloje robotësh pastrojnë korridoret, ndihmojnë klientët të regjistrohen dhe i dëfrejnë ata. Ka edhe njerëz të punësuar, të cilët ndihmojnë në mirëmbajtjen e 140 robotëve.

Hoteli i parë “Henn na”, që do të thotë i çuditshëm, u hap në Nagasaki në jug të Japonisë në vitin 2015 dhe u përfshi në librin e rekordeve “Guinness” si hoteli i parë në botë me një staf robotësh.

Hoteli i dytë, i administruar nga operatori turistik “low cost”, “H.I.S”, është hapur shumë pranë resortit “Disney” të Tokios. Menaxheri Yukio Nagai thotë se termi “i çuditshëm” nënkupton gjithashtu ndryshim dhe ilustron potencialin e hotelit për të evoluar.

Kur hoteli i parë u hap në vitin 2015, 30 njerëz ishin ende të nevojshëm për të kontrolluar ambientin dhe për të mirëmbajtur robotët. Ky numër është reduktuar tani në vetëm 7, në secilin prej hoteleve. Çmimi i dhomës për një natë në hotel nis nga 122 dollarë.

Hoteli i tretë i këtij lloji parashikohet të hapet gjatë verës, në qendër të Japonisë./ Top Channel

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img