25,04,2024

Ja ç’bën gjyshja e Bebe Rexhës kur sheh në revistë fotografinë e mbesës së saj

Must Read

Shpesh na është krijuar përshtypja se personazhet me famë botërore, nuk kanë një lidhje shumë të ngushtë, siç e kanë njerëzit e zakonshëm, me familjarët e tyre. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë: kanë shumë pak kohë për t’iu dedikuar atyre, pasi janë më së shumti në lëvizje, turne, koncerte, projekte të rëndësishme muzikore. Jetën e tyre e adhurojnë që ta kenë pothuajse të gjithë, por ndoshta duke mos e marrë parasysh se fama apo paraja, e ka një kosto: nuk mund t’i shijosh totalisht ashtu siç ti dëshiron dhe me njerëzit që ti do. Një rast i tillë dhe edhe i këngëtares shqiptare Bebe Rexha. Bukuroshja aktualisht po shijon suksesin ndërkombëtar, por është larg familjes, apo njerëzve të saj të dashur, dhe këtë po e vuan. Në Instastory ajo ka postuar një foto të një reviste ku është edhe, por jo vetëm për të treguar se sa bukur ka dalë, por gjestin që ka bërë gjyshja e saj, kur e ka parë. “Më çoi mami mesazh dhe më tha se gjyshja kishte parë këtë revistë në një sallon bukurie. Kur ishte ndeshur me foton time, menjëherë nga malli kishte puthur revistën” – ka shkruar ajo, shoqëruar me disa emoji duke qarë.

bebes

Kur e mendojmë, sa e sa gjyshër, prindër, motra, vëllezër “digjen” nga malli për familjarët e tyre që i kanë larg, e që nuk mund t’i shohin dhe aq shpesh. Eh Bebe, nuk je e vetmja!/Burimi ”Kidstime.al”

nona

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img