29,03,2024

“Italian Petrol” gjobitet për mashtrim

Must Read

auto_ItalianPetrol1460356060-620x410

Kompania për shitjen e derivateve “Italian Petrol” (IP) është gjobitur nga Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për mashtrim të konsumatorit. Zyrtarë të MTI-së konfirmojnë gjobën ndaj kompanisë në fjalë
Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka gjobitur kompaninë për shitjen e derivateve “Italian Petrol” (IP) për shkak se kjo e fundit dyshohet të ketë mashtruar së paku një konsumator, i cili edhe ka bërë ankesë zyrtare pranë kësaj Ministrie.
Në bazë të dëshmive që ka siguruar gazeta “Zëri” shihet se kompania në fjalë nëpër pikat e saj të shitjes me pakicë nëpër gjithë territorin e Kosovës ka shitur dy lloje të derivateve të naftës “Euro Disel” dhe “Disel Plus”.
Ndërkaq, bazuar në të dhënat zyrtare, shihet se ajo e ka importuar vetëm një lloj të derivatit të naftës.
“Një konsumator për këtë çështje ka bërë ankesë në MTI. Pasi është bërë ankesa inspektorët kanë dalë në terren dhe kanë konstatuar parregullsi”, bëjnë të ditur burime të besueshme të gazetës brenda Inspektoratit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img