20,04,2024

Isufi: Banorët e Karaçevës në kufi me Serbinë nuk po lejohen të lëvizin në pronat e tyre

Must Read

Krejt kjo për shkak të një tabele të vendosur nga KFOR-i, e që shënon vijën kufitare me Serbinë, raporton lajmi.net.

Isufi ka thënë se pikërisht në kohën kur është duke u biseduar për dialogun me Serbinë, banorët e Karaçevës nuk po lejohet të lëvizin lirshëm në pronat e tyre.

“Kemi lëvizje që shqetësojnë qytetarët e Kosovës, në Karaçevë ku është vendosur një tabelë që pamundëson lëvizjen e qytetarëve në pronat e tyre, kjo duhet të alarmojë institucionet e Kosovës në mënyrë që të mbrohet territori i vendit. Stacionimi i forcave serbe është diçka që i shqetëson banorët e kësaj ane, andaj duhet të mirren masa që kjo të mos vazhdojë”, ka thënë Isufi.

Kujtojmë se këtë shqetësim e ka ngritur edhe deputeti tjetër i Kuvendit të Kosovës, Ismajl Kurteshi./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img