25,04,2024

Isa Mustafa: LDK në këtë vit ka shënuar shumë suksese

Must Read

Ferizaj.29.12.2017. Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, takon anëtarët e këtij subjekti në Ferizaj.I falënderon për angazhimin që kanë dhënë në forcimin e këtij subjekti
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa dhe ai i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Sfarqa,kanë takuar sonte në mbrëmje aktivistët dhe simpatizantët e këtij subjekti në Ferizaj, në një takim përmbyllës, me ç’rast i kanë falënderuar këta të fundit për tërë kontributin që kanë dhënë gjatë këtij viti.Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në fjalën e tij ka vë në dukje se LDK_ja gjatë këtij viti ka shënuar suksese dhe se këto janë të lidhura me punën që kanë bërë të gjitha strukturat e partisë.Madje ka shtuar se LDK-ja tashmë po dëshmohet si subjekti më i madh në vend.Një meritë për këtë sukses ia ka atribuuar edhe kryetarit të degës së LDK-së, Muharrem Svarqa, i cili me angazhimin dhe punën që ka bërë ka ndikuar në rritjen dhe forcimin e LDK-së në përgjithësi.
“Kjo tregon forcën e vërtetë të LDK-së, rriten e saj e cila ka ardhur falë angazhimit të të gjithëve “ ka shtuar Mustafa, duke lënë që të kuptohet se këtë subjekt e presin edhe sfida të tjera gjatë vitit të ardhshëm.
Në anën tjetër, kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj,Muharrem Sfarqa, ka thënë se LDK –ja në Ferizaj gjatë këtij viti është përballur me shumë aktivitete, duke përmendur me këtë rast zgjedhjet, të cilat sipas tij kanë treguar më së miri karakterin e fortë që e ka LDK_ja.Sipas tij në nivel lokal ky subjekt do të luaj rolin e një opozite të mirëfilltë e cila në fokus do ta ketë mbrojtjen e interesit qytetarë.
“Ne në Kuvendin e Ferizajt, përfaqësohem me 12 këshilltarë të cilët do të jenë zë I fuqishmë në artikulimin e interest qytetarë.Me punën tonë do të kujdesemi që demokracia të mos delë nga shtrati i saj, do jemi gjithmonë përkrah qytetarëve”ka nënvizuar Sfarqa, teksa ka shtuar se pavarësisht rezultateve zgjedhore, alternativa e vetme për ferizajasit mbetet koncepti demokratik dhe zhvillimor I LDK-së,e jo ky që është instaluar pas zgjedhjeve.
Ai ka shfrytëzuar rastin t’i falënderoi anëtarët dhe simpatizantët e këtij subjekti, por njëkohësisht edhe kreu i këtij subjekti,akademik Isa Mustfa.
”Ky takim më së miri tregon përkushtimin tonë për t’i falënderuar ata që për një vit e bartën barrën kryesore organizative me plotë sukses.Në veçanti dua të falënderoi edhe përkrahjen nga kryesia qendrore dhe kryetari akademik Isa Mustafa” potencoi kryetari i degës së LDK-së, Muharrem Svarqa.
Në këtë takim me anëtarësinë në Ferizaj, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, shoqërohej nga kryetari i Lipjanit,Imri Ahmeti, ndërsa pjesa tjetër e takimit ka pasur karakter solemn, një koktej rasti, ku nuk kanë munguar përshëndetjet dhe fotografimet e çastit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img