28,03,2024

Irani arreston 50 të dyshuar për lidhje me grupe terroriste

Must Read

Shkaku i arrestimeve janë dy sulmet e 7 qershorit që ndodhën në kryeqytetin e Iranit.

Cak i sulmeve ishin parlamenti i Iranit dhe tempulli i Ayatollah Ruhollah Khomeinit. Për të dyja sulmet përgjegjësinë e ka marrë Shteti Islamik.

“Pas sulmeve terroriste në Teheran, më shumë se 50 mbështetës dhe persona të lidhur me grupet terroriste janë arrestuar në provincën Kermanshah”, ka thënë prokurori Nemat Sadeqi, sipas agjencisë qeveritare të lajmeve IRNA, përcjell REL.

Ai ka shtuar se kanë gjetur tek të arrestuarit “një numër të konsiderueshëm të rripave vetëvrasës, lëndëve shpërthyese dhe armëve”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img